Universiteti “Kristal” tremb autoritetin e universitetit të Pishtinës, përjashtohen të diplomuarit në “Kristal”

Pesëmbëdhjetë profesorëve asistentë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës u është ndërprerë kontrata e punës meqë ata ishin diplomuar në universitetin privat "Kristal" në Tiranë dhe nuk i kishin nostrifikuar diplomat pranë Ministrisë së Arsimit në Kosovë. "Menaxhmenti i UP-së, ka vendosur që të ndërpresë angazhimet e 15 asistentëve në degët Mami dhe Infermieri të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ndërpresë procedurën e nënshkrimit të kontratave për ta", thuhet në komunikatën e Rektoratit të UP-së.
Sipas njoftimit, të gjithë ata kanë diploma të panostrifikuara dhe shumica prej tyre janë të diplomuar në Universitetin Kristal në Shqipëri, ose nuk i kanë të përfunduara studimet e masterit, me çka në fakt shkelen kriteret e angazhimit sipas statutit të Universitetit të Prishtinës. Të suspenduarit në degën e infermierisë janë: Besarta Pelaj, Eglantina Kraja, Elvana Podvorica, Hasan Gashi, Kimete Rrustolli, Lumturie Spahiu, Fetije Huruglica, Shpresa Surdulli. Kurse nga dega Mami janë suspenduar: Anita Sadikaj, Besnike Latifi, Ermira Badalli, Leonora Hajzeraj, Luljeta Kadriu, Aferdita Berisha, Antigona Bytyqi-Gashi.
“Menaxhmenti do të vazhdojë më hulumtimin edhe të rasteve të tjera eventuale, dhe sipas normave në fuqi do të marrë masa edhe ndaj të tjerëve që janë angazhuar sipas kritereve të ngjashme”, thuhet më tej në komunikatë.
Zh.
Comments
14 femra dhe vetëm një burrë.
14 femra dhe vetëm një burrë. Pse vetëm femrat frekuentojnë U. Kristal ?
Moj e dashur Zh, Sa libra ke
<p>Moj e dashur Zh, Sa libra ke lexuar gjate jetes tende qe nuk di te gjesh nje fjale ne shqip por thua "Te suspenduarit"</p><p>Zakonisht perdoret edhe fjala "pezullim"</p><p>Turp</p><p>Po ju te resbublica keni punesu ndonje redaktor???</p>
Add new comment