Ahmeti: Nobeli për Thaçin, Daçiç dhe Ashton, përfitim personal, populli, si serbët ashtu edhe shqiptarët s’kanë fituar gjë

Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur veç punëve dhe problematikave me të cilat ai përballet konkretisht me marrjen e detyrës së re, edhe për marrëveshjen Thaçi-Daçiç. “Mendoj se më së shumti nga këto bisedime kanë përfituar tre persona, ka thënë ai. Jo populli. Nuk ka fituar as populli i Kosovës, as populli i Serbisë, e besa as Bashkimi Evropian nuk ka përfituar aq shumë. Këtu kanë përfituar kryeministri i Kosovës, i cili ka gjetur derë të hapur vetëm përmes dialogut në Bruksel. Ka përfituar (Ivica) Daçiçi, i cili po rehabilitohet politikisht nga periudha e (Slobodan) Millosheviçit vetëm përmes dialogut dhe ka përfituar Catherine Ashton, e cila dëshiron ta ndërtojë një karrierë të ndërmjetësuesit përmes suksesit të dialogut dhe i mbylle sytë edhe kundrejt padrejtësive që po ndodhin. Prandaj, le ta vlerësojë komisioni i Nobelit. Unë nuk jam në pozicion të vlerësojë kështu apo ashtu, por paqja nuk është arritur me këtë dialog. Besa, mosbesimi në mes të shqiptarëve dhe serbëve është në nivelin më të lartë që kamë parë ndonjëherë pas luftës”, ka përfunduar gjykimin Ahmeti.
Zh.
Add new comment