Studentët shqiptarë të Serbisë Jugore, në vend të Beogradit, zgjedhin Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën për të studiuar

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 01:39

“Albanci sa juga Srbije neće na studije u Beogmusliiirad” (“Shqiptarët nga Serbia jugore nuk duan të studiojnë në Beograd“). Ky ishte titulli i vendosur në disa të përditshme serbe ditën e djeshme, që i referoheshin fjalëve të kryetarit të kuvendit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, transmetuar nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.  

Këtë vit mbi 300 studentë nga Lugina e Preshevës kanë filluar studimet në Prishtinë dhe Gjilan dhe 100 studentë të tjerë janë regjistruar në kolegjet e Universitetit të Tetovës në Maqedoni dhe Universitetin e Tiranës.  Numër shumë më i vogël i studentëve shqiptarë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, që studiojnë në një nga universitetet në Serbi, ndër të cilat më shumë të regjistruar në vitin e parë, vetëm 39 vetë, në Departamentin e Fakultetit Ekonomik në Suboticë në Bujanoc dhe në mënyrë të ngjashme në Departamentin e Fakultetit Ekonomik në Çaçak.  

Rritja e interesit të studentëve shqiptarë nga Serbia e Jugut për fakultetet e Universitetit të Tiranës në këtë vit akademik erdhi pasi autoritetet në Tiranë njoftuan se do të fillojnë t’u japin përparësi studentëve më të mirë nga të tri komunat.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.