Mbahet sekret kërkesa e Greqisë dhe Maqedonisë për devijimin e rrjedhjeve të sipërme të lumenjve Vjosa dhe Drin

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 01:46

Ka qenë kërkesa e dy vendeve fqinje, Greqisë dhe Maqedonisë, që, në mënyrë të pavarura nga njëra-tjetra, por për interesa publike dhe ekonomike për vendet e tyre, i kërkojnë qeverisë shqiptare devijimin e lumenjve, Vjosa (për Greqinë) dhe Drini (për Maqedoninë). Kërkesa e tyre është mbajtur sekret, ndërsa qeveria greke ka miratuar më 31 korrik të vitit 2013 një projekt që synon të devijojë lumenjtë në Veri të Greqisë për të pasuruar liqenin e Janinës, ku përfshihet edhe lumi i Vjosës. Ndërsa qeveria maqedonase i ka propozuar qeverisë shqiptare një projekt për të devijuar në tre kanale të nëndheshme burimin e lumit Radika, për të ndërtuar një hidrocentral në Fushën e Likovës. Ministria e Jashtme e ka shprehur këtë problematikë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, me kërkesë të deputetëve Fatmir Mediu i PR-së dhe Përparim Spahiu i LSI-së.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.