Pas Aleks Nikës, kryeministri vizitë në shtëpinë e Hekuran Dedës, një prej të vrarëve në 21 janar

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 12:12

Dy ditë pasi  vizitoi shtëpinë e Aleks Nikës, ku edhe kaloi Krishtlindjet, sot kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, ka qenë në familjen e Hekuran Dedës, një tjetër i vrarë në protestën e 21 janarit 2011. Ai u ka shpërndarë dhurata fëmijëve, me rastin kjo të festave të fundvitit. Gjatë kohës që ishte në opozitë, pra për dy vitet që pasuan protestën, PS-ja ka organizuar ceremoni për kujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, por tani që është një qeveri edhe nuk dihet nëse kjo praktikë do të vijojë. Pak ditë më parë, edhe ish-presidenti Bamir Topi apeloi për drejtësi për ngjarjen, nga e cila nuk na ndan më pak se një muaj.

s.z

Comments

Submitted by Koço Vishtulli (not verified) on

<p>Ka diçka prej demagogu &nbsp;ne keto vizita. Duket duke pare qe popullariteti po i iken nga poshte, Rama kerkon perkrahjen e te vdekurve. Gjithe kreativiteti i mundesh u shterua ne tre muak, tani filloi filmi i vjeter me vizita te deshmoret. Mjere ne!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.