PD-ja rivendos në skenë skemën e viteve 2004-2005

Lulzim Basha nuk ka gjetur dot një ide më të mirë sesa ajo e vitit 2004, kur Sali Berisha thirri në selinë e Partisë Demokratike të gjithë emrat e njohur të së djathtës, për të bërë një bashkim sasior të figurave dhe kontributorëve të saj në vite. Qëllimi i asaj kohe ishte ardhja në pushtet përballë një të majte të konsumuar dhe të përçarë. Por edhe bashkimi nuk do të mjaftonte. Duhej edhe hapja. Komiteti i Orientimit të Politikave, i krijuar si një lloj kabineti me ekspertë dhe njerëz të pakonsumuar nga politika, u shfaq para opinionit si një gjetje që shërbeu për të mbjellë me sukses idenë e ndryshimit të imazhit, por edhe të Berishës që vinte nga trashëgimia e 1997-ës. Në finale duhej demokratizimi, apo më mirë ideja e prezencës së saj. Dhe në fakt për këtë të fundit, do të mjaftonin dy lëvizjet e para për ta përvijuar si ide sado të cekët. Me këto teza pra ka dalë edhe sot në Durrës, kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha, që është në politikë si produkt i manovrës elektorale të vitit 2004-2005. “Ribashkimi i gjithë demokratëve është një domosdoshmëri e kohës që jetojmë, e politikes, e Shqipërisë së sotme dhe të nesërme...Demokracia e re është e do të jetë propozimi i ri i demokratëve dhe brezit të ri për Shqipërinë europiane...Vizioni për PD-në si shtëpi e madhe e lirive, ku ka vend për këdo dhe ku mirëpritet me krahë hapur, me derë të hapur dhe me zemër të hapur çdokush që dëshiron të angazhohet dhe të japë kontributin e tij apo të saj nëpërmjet forcës sonë politike për Shqipërinë europiane, për Shqipërinë e zhvilluar, për Demokracinë e re”, tha ndër të tjera Basha. Ajo çfarë mungon është kauza, e cila do jo vetëm kohë, por do edhe aktorë të rinj për t’u tretur si instrument i vërtetë programatik. Përkundrejt këtyre sfidave, kreu i PD-së, ka jo vetëm faktin se tanimë ka në shpinë barrën e përgjegjësive të qeverisë që shkoi, por edhe faktin se edhe për ca kohë do të ndiqet nga ndjesia e një legjitimiteti relativ në krye të PD-së. Aktualisht partia ka hyrë në zgjedhje për forumet, për të cilat është thënë se do përjashtohen deputetët në administrim. Dhe zgjedhjet janë test i vështirë për PD-në, sa kohë që edhe procesi i fundit, o konsideruar nga i ndjeri Sokol Olldashi si i pandershëm.
Më shumë në: http://www.balkanëeb.com/kryesore/1/basha-bashkimi-hapja-demokracia-trinomi-i-demokrateve-per-te-ardhmen-165277.html
s.z
Comments
Ajo pseudoskeme prodhoj
<p>Ajo pseudoskeme prodhoj ministra te korruptuar dhe licenca universitetesh dhe shkollash per te tjeretqe hikese nuk i lidhte asgje me PD. Ishte nje shfaqje mashtruese, se ishte Sala familja e tij dhe te tjere sa per numur por qe nuk i pyeste.</p><p>Edhe sot si ateher parrulla mbetet "Ejani bashkohuni me mua".Rezulati do jet po ai, me dallimin qe nuk do fitojn easgje at pak persona qe do shkojne.</p><p>Ne se duan ta ngrejne Pd-ne le te vene regulla demokratike dhe te zgjidhen nga poshte larte me nje antar nje vote te gjithe dhe ne fund dhe Kryetari, e do ishte mire jo ky i emeruari nga Saliu.</p><p> </p>
Add new comment