Pas kazinove, tani në shënjestër edhe pikat e basteve sportive

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 11:33

“Fundi i Marrëzisë” i dha një goditje kazinove dhe lojërave të fatit, ndonëse shumë prej tyre ende funksionojnë. Pritja “e kuqe apo e zezë”, apo “xhirimi i frutave dhe peshqve” ikonikë të makinave, vazhdon të vezullojë nëpër Tiranë. Gjithsesi qeveria hapi një proces për goditjen e kësaj kulture, e cila është më e ngulitur gjithsesi në bastet sportive, që nuk janë edhe aq lojëra fati. Jo vetëm, sepse lidhen me një lloj parashikimi, por edhe sepse në to funksionojnë edhe skema trukimi. Gjithsesi edhe në këtë drejtim qeveria ka menduar që të veprojë. Ministrja e Inovacionit, Milena Harito ka bërë të ditur se do të kërkojnë bllokimin e mbi 6000 faqeve të internetit që ofrojnë këtë shërbim. “Kemi identifikuar rreth 6000 website bastesh online, që operojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe kanë aktivitet ilegal për Shqipërinë. Operatorëve të aksesit internet u është kërkuar t’i bllokojnë të gjitha, por meqenëse është manual dhe nuk është i automatizuar. Kjo kërkon pak kohë. Jo të gjithë e kanë respektuar në maksimum kërkesën tonë", tha Milena Harito. (http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/73334/ALB). Vështirë të parashikohet se çfarë do ndodhë nëse edhe ky lloj biznesi do të vihet në goditje, pasi pas pikave të basteve vjen një zinxhir i pafundmë shërbimesh, si lokale, konsum masiv pijesh dhe kafeje, cigaresh, që janë “aksesorë” të nevojshëm të pritjes së rezultatit. Formalisht qeveria deklaron se aktiviteti i këtyre faqeve është ilegal për Shqipërinë dhe me këtë e ka një argument ligjor për të vepruar. Gjithsesi mund të shpresohet vetëm për kufizim të fenomenit, por kurrsesi eliminim të tij.

s.z  

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Te kam thene o Muc te duhen investigator i ekonomise. Nuk e ke idene se sa ia fut kot ky me lart.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kjo censure nuk duhet lejuar kurrsesi! Bie ndesh me lirite dhe te drejtat e njeriut. Turp per qeverine e re.</p><p>Po mire ja i bllokuat faqet online, po ato qe jetojne me ate pune, si do ja bejne? Po ato qe kane leke brenda dhe nuk i terheqin dot?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.