Shqipëria, vendi më i mirë për t’u vizituar, i sigurt, por mrekullitë turistike janë pas rrugëve me gunga dhe gropa

Postuar në 27 Dhjetor, 2013 03:00

Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur në Europë për t’u vizituar nga turistët në vitin 2014. Ky është rezultati i guidës turistike “Yomadic” pas një kërkimi 1-vjeçar në 27 vende europiane. Kjo agjenci ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Europës, duke bërë më pas edhe vlerësimin. Kështu, si qyteti më i bukur europian për t’u vizituar gjatë 2014-ës është zgjedhur Beogradi, ndërsa si “Qyteti i vogël më i bukur” është zgjedhur Kotori në Mal të Zi, dhe Ohri në Maqedoni.  Ndërsa Shqipëria është zgjedhur si vendi më i bukur, me një peizazh mbresëlënës, plazhe të bukura, dhe vlera të mëdha historike e kulturore. Janë disa qytete që përmenden në artikullin e publikuar nga “Yomadic”, si Berati, Gjirokastra, Pogradeci, etj.  Nga plazhet jugore të Rivierës Shqiptare deri në malet me dëborë, kalatë e vjetra, si dhe dy qytetët e mbrojtura nga UNESCO Berati dhe Gjirokastra, një kryeqytet unik, si dhe një xhevahir i vogël i fshehur, siç është vogël Tushemishti,  janë të gjitha vende kaq të bukura që kanë shumë për të ofruar dhe pak turistë që i vizitojnë.

Megjithatë Shqipëria ende shfaq disa problematika, shkruhet në guidën e mësipërme, si mungesa e infrastrukturës dhe tregut të pazhvilluar turistik. Ndërsa thuhet se transporti është i mundur, por rrugët janë me gunga dhe gropa, në disa raste të shoqëruara edhe me plehra.

Zh.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Mos na hapni barkun duke publikuar lajme te tilla. Neper rruge dalin akoma maskat, rruget jane te QELBURA, depresionuese, neper te cilat qarkullojne kamikaze me timon ne dore. Ka nje dallim te madh midis dashurise se verber per nje vend dhe asaj me kembe ne toke. Rrjedhimisht, te mos i bejme qejfin vetes kot. Shqiperia eshte nje kosh plehrash me njerez plehra (jo te gjithe).&nbsp;</p><p>Gjaku duhet pastruar jo me publikime neper gazeta online por me nje nderhyrje gjenetike.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.