Franca: Shqipëria vend i sigurtë. Ristani: Shqipëria vend i pasigurtë

Ministria e Brendshme shqiptare njofton sot se “Ministria e Punëve të Brendshme të Francës ka njoftuar se Zyra e Azilkërkuesve ka vendosur ta rikthejë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim është publikuar në Buletinin Zyrtar dhe ka efekte të menjëhershme. Vendimi i Autoriteteve franceze vjen pas vlerësimit të masave të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë për të forcuar sigurinë e brendshme në vend dhe e bën pothuajse të pamundur fitimin e azilit nga shtetasit shqiptarë në Francë”.
Ndërsa në një deklaratë për media nga selia e PD-së, deputeti Arben Ristani tha se “100 ditët e Ministrisë së Brendshme, janë 100 ditët e kthimit të Policisë së Shtetit në polici partiake. Janë 100 ditët e shkarkimit të profesionistëve dhe zëvendësimit të tyre me militantët, numëruesit dhe komisionerët zgjedhorë të PS-së. Janë 100 ditët e shkeljes së ligjit dhe çoroditjes së Policisë së Shtetit, të lulëzimit të krimit, të shtimit të aksidenteve e trafiqeve të paligjshme, të rritjes së pasigurisë së jetës. Janë 100 ditët e bombave me telekomandë dhe grabitjeve me maska. Janë 100 ditët e kontrollit dhe censurimit të buletineve dhe informacionit mbi kriminalitetin”,- deklaroi Ristani.
Re.Pu.
Comments
Çfarë hibriti është ky mor
<p>Çfarë hibriti është ky mor vllezër që nuk i skuqet asnjë cepë i fytyrës hajde të duroshë dhe 4 vjetë këtë debil</p>
U bete dhe ju si salistet
<p>U bete dhe ju si salistet tani, qe per cdo kritike te ish-opozites gjente ndonje raport a vleresim nderkombetar. </p>
Add new comment