Lojrat Dimërore dhe sulmet terroriste në ish Stalingrad. A është e sigurtë Rusia?

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 12:55

Lirimi i kundërshtarëve politikë si ish miliarderi Khodorkovski apo këngëtaret e grupit Pussy  Riot, edhe pse i pamendueshëm deri pak muaj më parë, u komentua si lëvizje e qartë e presidentit rus Vladimir Putin për përmirësimin e imazhit në prag të Lojrave Olimpike Dimërore të Soçit. Por për trazimin e rendit publik dhe sigurisë në Rusi po mendon një faktor tjetër, që autoritetet ruse me gjasë e kanë nenvlerësuar: Sulmet vetëvrasëse terroriste nga elementët radikalë të republikave të Kaukazit. Të paktën 16 të vdekur dhe 34 të plagosur gjatë një shpërthimi në një stacion hekurudhor në qytetin e Volgogradit (ish Stalingradi), në afërsi të rajonit të paqëndrueshëm të Kaukazit, u pasuan nga një tjetër sulm i ngjashëm ndaj një autobuzi, duke marrë dhjetë jetë njerëzish. Dyshohet se kamikaze janë “vejushat e zeza”, bashkëshortet apo të afërmet e rebelëve muslimanë të vrarë nga forcat ruse të sigurisë gjatë luftrave në Çeçeni e gjetiu. Presidenti Putin urdhëroi sot përforcimin ekstrem të masave të sigurisë në të gjithë vendin, njoftoi Komiteti Antiterrorist Rus. Megjithatë, pyetja ende mbetet: A janë Lojrat të sigurta?

a.k
 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Dhe mandej ankohet Edi Rama se forcat e djathta raciste europiane jane ata qe nuk e done Shqipnine ne BE sepse asht muslimane. A mendon Edi Rama se jane te marre europiant ?!</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nga fb:&nbsp;<em><strong><span style="background-color: rgb(250, 251, 251); color: rgb(78, 86, 101); font-family: 'lucida grande', tahoma, verdana, arial, sans-serif; font-size: 11px; line-height: 14px;">Saudi said they would use Chechens to disrupt the games. Putin replied &quot;If you do I will attack Saudi Arabia&quot;</span></strong></em></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.