Deputetët e PD-së vizitojnë Mziun në burg dhe denoncojnë ngjyrimet politike në procesin kundër tij

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 10:31

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është vizituar sot nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike (Ristani, Bumçi, Tafaj) në burgun 302 në kryeqytet. Ndërsa shprehu “vullnetin tonë që në fillim për të respektuar shtetin ligjor dhe për të mos ndërhyrë në çështjet e drejtësisë”, Aldo Bumçi shprehu megjithatë disa shqetësime se ky proces ka treguar dëshmi për ndërhyrje politike, për të manipuluar drejtësinë. Sipas tij, së pari, masa e sigurisë për burgim me arrest është dhënë në mungesë, kur Mziu ishte në zyrën e tij dhe jo i thirrur në gjykatë. Së dyti, sipas Bumçit, kemi vendosjen e një mase të skajshme pasi arresti me burg është një masë ekstreme. Për raste të tjera të ngjashme për kryetar bashkish apo kryetar komunash kemi masa të tjera sigurie si hetim në gjendje të lire, tha Bumçi, duke nënkuptuar Shpëtim Gjikën. Por më e rëndë se këto shkelje flagrante të ligjit është fushata e paprecedentë, denigruese që u ndërmor kundër familjes së z Mziu, kundër bashkëshortes së ti, tha deputeti.

Më shumë lexoni në linkun: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/deputet-t-e-pd-vizitojn--n--burg-mziun-bum-ipo-luajn--me-zjarrin-193871.html#sthash.V4XvkMVK.dpuf

 

a.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Po pse i lejuat te dalin? Keta shpellare e kane vendin ne qeli.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.