Kryediplomati turk Davutoglu, thirrje Gylenit për bashkëpunim

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 09:25

Përmes një interviste televizive që u përcoll gjerësisht nga mediat turke, ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, dërgoi një mesazh pozitiv duke ftuar kreun e organizatës Hizmet, Fetullah Glen të angazhohet në “dialog dhe këndvështrim strategjik në horizont”. Ftesa e hapur për bashkëpunim në të mirë të së ardhmes së vendit dhe kundër armiqve të Turqisë, bëhet nga jo më pak sesa vetë ideologu dhe kryediplomati i qeverisë Erdogan, mesa duket një hap i qartë tërheqjeje nga retorika agresive e vetë kryeministrit. Por mesazhi përmbante edhe kulaçin, edhe kërbaçin. Shoqëria civile mund ta ndikojë politikën, por duhet ta bëjë këtë gjë në mënyrë të hapur, tha ministri, duke vërejtur se nëse nuk ndodh kështu, atëherë është shoqëria civile ajo që do të vuajë. Shteti duhet të veprojë si shtet, shoqëria civile duhet të veprojë si shoqëri civile, tha Davutoglu.

“Shikoni se sa shumë kemi ecur në dhjetë vjet kohë. Unë po u bëj thirrje miqve të mi nga xhemati, për t’i kërkuar llogari vetes”, tha ai. Nëse kërkimi i llogarisë së brendshme kryhet, atëherë mund të merren hapat e duhur dhe 10 vjet akumulim nuk do të çohet dëm, shtoi ai.

Imazhi sikur ka autoritet të dyfishtë do të dëmtojë shtetin, por do të dëmtojë më shumë strukturat e besimtarëve dhe shoqërisë civile, argumentoi ai.

 

Njohësit e anglishtes mund të gjejnë më shumë në: http://www.hurriyetdailynews.com/turkish-fm-calls-on-gulen-movement-for-dialogue-to-find-way-out-of-political-crisis.aspx?pageID=238&nID=60299&NewsCatID=338

 

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pune turqish. As lajm s&#39;meriton te jepet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.