Ushtria, karta e fundit në krizën turke. Erdogan “rehabiliton” lidershipin e vjetër. Ish-Shefi i Shtabit flet për “gangsterë brenda shtetit”

Reçep Tayip Erdogan duket se po konsumon edhe kartat e fundit në kundërveprimin e tij ndaj atyre që i quan komplotistë dhe atij që e konsideron si një komplot të organizuar nga jashtë. Pas disa ditëve me tensione dhe përballje lidhur me hetimet e nisura nga policia dhe prokuroria mbi korrupsionin e disa ministrave, kësaj radhe në lojë ka hyrë ushtria. Ose më saktë, Erdogan ka futur ushtrinë në lojë. Gazeta “Hyrriet” bën me dije se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë turke ka depozituar një ankesë padi për rishqyrtimin e çështjes së të ashtuquajturit komplot të ushtrisë, si pasojë e të cilit ranë në burg dhe u dënuan me dhjetëra ushtarakë, përfshirë edhe ish-shefin e Shtabit, İlker Başbuğ . Në këtë çështje janë përfshirë dy hetues të lartë, Sledgehammer dheErgenekon, të cilët sipas ankesës që vjen nga ushtria “kanë injoruar faktet dhe shqyrtimin e tyre, i kanë manipuluar ato”. Vetë “Hyrriet” sqaron se kjo lëvizje është paraprirë nga dy momente që i japin asaj sfond politik: së pari vetë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm pak ditë më parë ka nënshkruar një peticion përmes të cilit kërkon lirimin duke nënvizuar se dënimi i tij nuk ka qenë për motive politike, por për faktin se brenda shtetit ka “disa gangsterë”; një thënie kjo e huazuar nga Erdogan. Së dyti, këshilltari kryesor politik i kryeministrit, Yalçın Akdoğan deklaroi dy ditë më parë se: “Të gjithë ata që kanë komplotuar kundër ushtrisë kombëtare të vendit, shërbimit inteligjent, bankës kombëtare dhe rendit civil nuk kanë vepruar në të mirë të këtij vendi”. Pra ideja se dënimet e ushtarakëve kanë ardhur si pasojë e një komploti nga gjyqësori dhe prokuroria është hedhur së pari nga vetë qeveria e Erdogan, që me këtë lëvizje tenton të bindë opinionin se synimi i këtij grupi komplotistësh nuk është ai ose qeveria e tij, por Turqia si fuqi në ngritje dhe institucionet e saj tradicionale. Është një lëvizje e cila refuzon çdo mundësi për dialog dhe teksa riciklon lidershipin e vjetër të ushtrisë, duket se aludon për rregull dhe pse jo për përdorim të palimituar force.
s.z
Comments
Me duket se ja keni futur
<p>Me duket se ja keni futur kot. Une mendoj se ne Turqi po pergatitet te perseritet "skenari" egjiptian. Pra me nje grusht shteti ushtarak te eleminohet Erdogani i zgjedhur nga populli dhe vendin ta qeverise nje junte ushtarake, siç ka ngjare edhe ne te kaluaren. Edhe Erdogan, si Morsi, Kadafi etj jane te njohur si armiq te Izraelit dhe kjo nuk shihet mire ne qarqet financiaro - politike te Perendimit. Madje edhe me shume dhe me keq se kaq.</p>
Add new comment