Letonia fillon 2014-ën me një ngjarje të veçantë, fut Euron në qarkullim

Postuar në 03 Janar, 2014 03:06

Që nga mëngjesi i 1 janarit 2014, Letonia ka si monedhë kombëtare euron. Vendi i 18-të i eurozonës pas një politike dragoniane kursimesh i arriti kriteret e Mastrihtit. Në vitin 2009 Letonia gati falimentoi.

Milda, portreti i një vajze të re nga Riga buzëqesh në monedhat një dhe dy euroshe letoneze. Vajza e dashuruar nga dizajni më i mirë i kohws është stampuar më parë nw monedhate vitit 1918, u zhduk në kohën e komunizmit dhe ja, tani shfaqet përsëri nw monedhën evropiane, shkruan Deutsce Welle.

Po a janë entuziast për hyrjen në eurozonë. Në një sondazh të fundit, vetëm 25% e letonezëve ishin pro anëtarësimit në eurozonë. Sipas kursit të konvertimit, një euro i përgjigjet 0,70 Lats. Kështu që çmimet emocionalisht të duken më të larta, thonë tregtaret.

Ndërsa, përkundrazi, qeveria është shumë entuziate, shkruan DW, ministri i Financave, Andris Vilks nuk e fsheh krenarinë e tij: bëhet fjalë për lidhjen e Letonisë ndaj Perëndimit, "ne nuk duhet ta shtynim një vendim kaq të rëndësishëm vetëm për shkak të disa faktorëve të jashtëm", thotë ai. Megjithëse nuk është një provë e thjeshtë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë punët në të ardhmen.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.