Kodheli, e rezervuar me “Dosjen Imami”, por thotë se është vetëm fillimi

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, shprehet e vendosur për të zbardhur çdo abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptare, dhe se dosja “Imami” është vetëm fillimi.
“...nuk kam bërë asgjë më tepër sesa bazuar në atë çka ligji më ngarkon të mundësoj transparencën për publikun, të mënyrës se si janë harxhuar paratë e shqiptarëve, paratë e taksapaguesve. Është ne detyrimin tim ligjor, por edhe në moralin tim politik dhe të forcës që unë përfaqësoj, që këtë premtim që ne i dhamë publikut shqiptar, që do të bënim transparencë dhe do të luftoni korrupsionin ta çojmë në vend...” thotë Kodheli, megjithatë pa dhënë detaje (prej hetimeve, ndoshta?), dhe duke e “shpërndarë” temën: “Detyrimi që auditimi i brendshëm ka apo inspektimi brenda ministrisë sonë ka për të bërë transparente këtë gjë është një detyrim që rrjedh nga ligji dhe do të vazhdojë të mbetet i tillë deri sa të zbardhen të gjitha aferat dhe abuzimet që janë bërë në këtë ministri dhe në ministritë e tjera.”
E pyetur se kur do të mbarojë procesi i auditimit, Ministrja përgjigjet se
”...Këtu ka shumë agjenci apo ndërmarrje në varësi të ministrisë së mbrojtjes të cilat nuk janë audituar prej katër pesë vitesh. Në detyrimin ligjor është që këto duhet të auditoheshin çdo vit. Kanë kaluar kohë pa audit, ose janë bërë sikur janë audituar, shpesh herë ka ardhur Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë një skanim të situatës dhe është mjaftuar me kaq. Nuk e di nëse kjo është bërë duke abuzuar me pushtetin apo është bërë nga padija...”
k.c.
E plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2014/01/04/mimi-kodheli-dosja-imami-vetem-fillimi/
Add new comment