Luksi i Ministrive të Krizës, miliona lekë për kartolina

Ka qenë SHekulli që ka bërë një investigim të thjeshtë: sa para kanë harxhuar për kartolina ministrat? Përgjigja: çdo ministri, më së paku 1 milionë lek të vjetra. Për kartolina! Në kohë krize! Në kohën ku gjithë bota ka kaluar te kartolinat elektronike!
P.Sh.:
Në krye të institucioneve, sipas njoftimit pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, qëndron institucioni i Presidentit, i cili ka porositur 400 mijë lekë vetëm zarfe dhe kartolina. Presidenti Nishani ka kërkuar që të blejë një set kartolinë plus zarf 1500 copë. Ndërkohë, kësaj kostoje, i shtohet edhe së paku një 40 lekësh për postë.
Kuvendi ka porositur përveç 300 copë kartolina shqip-anglisht, edhe 100 copë greqisht. Madje në dokumentet e publikuara janë dhënë edhe shembuj të tekstit të kartolinës në gjuhën greke.
“Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Financave do të zhvillojë procedurën e prokurimit “Blerje me vlerë të vogël“ me fond limit 120,000 (njëqind e njëzetmijë) lekë pa TVSH, me objekt: “Blerje kartolina”- 600 copë”, thuhet në njoftimin e publikuar në APP nga Ministria e Financave.
Ministria e Jashtme ka porositur blerjen e 400 copë kartolina të personalizuara për festat e fundvitit. Fondi limit i vënë prej saj për tenderin e zhvilluar në 18 dhjetor ka qenë 110,000 lekë, pa TVSH.
Ministria e Mjedisit ka zhvilluar procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 190 000 lekë pa TVSH, me objekt: Blerje Kartolina Urimi për Vitin 2014, copë 900 për nevojat e Ministrisë së Mjedisit.
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ka porositur blerjen e kartolinave të urimi për Festat e fundvitit” në sasinë prej 500 copë, fondi limit i përllogaritur 105 000 (njëqind e pesë mije) lekë pa TVSH dhe 126 000 (njëqind e njëzet e gjashtë mijë) lekë me TVSH.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka porositur në fund të vitit 800 kartolina urimi për 2014-n dhe po kaq edhe printime kartëvizitash zyrtare me stemën e MEI-t. Sipas specifikimeve teknike, kartolina duhet të ishte me letër speciale, Sirio Perla e bardhë, me hapje dyshe, ku pjesa përpara të kishte formë prerje sipas dizenjimit që ndodhet në zyrat e ministrisë dhe shkrimin me varak të kuposur. Fondi limit pa TVSh ka qenë parashikuar 100000 leke.
k.c.
Comments
e hu ha... nuk ndryshojne

e hu ha... nuk ndryshojne keshtu gjerat o njerez.

shoqeria duhet te kete nje thele te veten te ndergjegjesuar per voten... dhe fuqine e kesaj.

keta jane njelloje...

E po si doni Ju shfaqje pa

E po si doni Ju shfaqje pa kar tolina, duruat 3 muaj shfaqje e u merzitet per njehere nga kartolinat me ngjyra.

Ne shume vende praktikohet

Ne shume vende praktikohet urimi me menyra te tjera si nje telefonate nderjmet presidenteve, nje mesazh urimi, nje leter urimi etj, vetem ketu ne shqiperi na qenkenkesh nevoja per te blere kartolina te personalizuara?!

Nese ky buxhet do ishte mbledhur dhe do ishte çuar per jetimet dhe shtepite sociale ose per te papunet qe jane ne pike te hallit a mos do kishin me shume vlere..... nese siper atij çeku do ishte shenuar: "Me dashuri nga Pushteti".....??!!

Keto jane budallalleqe, po
Keto jane budallalleqe, po pse nje milion leke te vjetra e beka diferencen? Apo meqe ata qe shporrem e shkelen ne cdo drejtim tani rrime e shohim cdo gje si shkelje? Sme duket se ka ndonje lidhje ky artikull, perzjen dy gjera komplet pa lidhje! Sja vlen me kap keshtu vogelsirash!
Te mos shesin mend pra, qe

Te mos shesin mend pra, qe qenkan te ndershem dhe se qenkan ndryshe keta. Per cdo gje qe po bejne po thone "po ata me perpara benin me keq se ne". Hipokrita jane, asgje me shume!

E cfare pastaj? Kjo qe thua

E cfare pastaj? Kjo qe thua ti or zoteri eshte si puna e denimit te Nexhmije Harpie Hoxhes per kafe. Miliona leke, wow, miliona e? Po nje milion leke te vjetra eshte aty ke 1000 USD dhe pse nje ministri apo presidenca shpenzojne kete shume per kartolina nuk rrenohet ekonomia or Koloreto, shif a je i zoti te zbulosh ndonje abuzim aty ke milionçi i dollareve apo eurove, se me nje milion leke te vjetra nuk na prishet kacollja or Koloreto.....

Add new comment