Asnjë shqiptar nuk udhëton me tren… por Daily Mail fton britanikët të provojnë hekurudhën shqiptare!

Anglezët e dëftejnë veten si ekstravagandë të pashërueshëm, pasi Gazeta britanike “Daily Mail”, në destinacionet turistike të guidave ndërkombëtare, ka përfshirë edhe një udhëtim me tren “që kalon përmes Shqipërisë”, përgjatë muajit Maj 2014. Në kategorinë “Travel Destinations” për vitin 2014, “Daily Mail”, të cilës i referohet ATSH, thekson ndër të tjera se, “është koha që të mendojmë se çdo bëjmë pasi jemi futur në një vit të ri, e për ata që s’duan ta harxhojnë kohën e tyre në palestra apo duke ngrënë më pak çokollatë, le të mendojmë diçka tjetër. Mendoni për aventurat që do të mbahen mend gjatë, si ato të një rrugëtimi jashtë Britanisë”, bën të ditur “Daily Mail”.
Gazetarja Wendy Driver, propozon në artikullin e vet edhe një guidë të veçantë që kalon përmes Shqipërisë, nga operatori turistik anglez “Ffestiniog Travel” (ffestiniogtravel.com). Këta të fundit, bëjnë të ditur se udhëtimi 13-ditor përfshin Maqedoninë dhe Shqipërinë, nga një kalim më parë, në shtetin më të ri të Evropës, Kosovën. Sipas tyre, udhëtimi fillon nga Mali i Rugovës, me vizitë në manastiret e hershme, e më tej duke kaluar në resortet pranë lumit.
ATSH iu referua faqes zyrtare të operatorit turistik ffestiniogtravel.com, një tur operator anglez që ofron një tur të parashikuar të fillojë më datë 7 maj deri më 19 maj 2014, i cili përfundon në Shqipëri.
Ne.Su.
Comments
Tashme me cmimet e naftes dhe
<p>Tashme me cmimet e naftes dhe benzines qe kane hyre ne fuqi pa perfshire rritjen e akcizes per produktet e tjera te shportes do ishte mire qe juve te propagandonit perveç hekudhurave dhe transportin me karroce me kalë!!</p><p>Harxhojne pak, amortizimi nuk kushton shtrenjte per riparimet e nevojshme dhe gjithashtu nuk ndotin ambientin perveçese prodhojne mbetje organike te cilat i bejne mire ambientit ku shkarkohen...</p><p>Hajde paradoks hajde!</p>
Add new comment