Ideja e Cameron për kufizimin e emigrantëve. Kryeministri Tusk: Polonia do të vendosë veton, sot, nesër dhe përgjithnjë

Propozimi britanik për të ndryshuar rregullat e migrimit brenda Bashkimit Europian ka hasur në rezistencë të fortë. EuObserver publikonte dje një deklaratë të kryeministrit polak Donald Tusk i cili ka apeluar për t’i vënë veto ideve të Cameron. “Nëse dikush, qoftë ky kryeministri Cameron apo dikush tjetër, do të dojë të ndryshojë traktatin europian që të bëjë këtë gjë të mundur, Polonia do të vendosë veton, sot, nesër dhe përgjithnjë”, ka thënë Tusk. Ky është qëndrimi më i fortë ndaj qasjes britanike e cila po ngre pikëpyetje mbi rregullat e BE-së.
Më shumë në: http://euobserver.com/political/122649
s.z
Add new comment