Disa vende të rajonit me idenë e kursimit, Maqedoni-Serbi ambasada në një godinë. Gruevski: “Do ndajmë vetëm shpenzimet”

Kriza ekonomike po imponon gjetjen e rrugëve të reja në zbatimin e detyrave shtetërore. Një mënyrë është edhe ajo e hedhur nga Shkupi zyrtar, i cili po shkon të ndajë shpenzimet për rezidencat e ambasadave me vende si Serbia, Kroacia, Turqia, apo edhe Mali i Zi. Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për të unifikuar punën diplomatike, apo më saktë për të aplikuar një diplomaci të përbashkët, por thjesht për të ulur shpenzimet duke shfrytëzuar godinat e disa ambasadave me qëllim përballimin më të mirë financiar. Ideja është hedhur fillimisht nga ministri i Jashtëm Mrkiç, i cili e mori nga modeli nordik dhe presupozon zyra të përbashkëta përfaqësimi. Pak ditë më parë, gazeta “Zëri” në Kosovë citonte ministrin e Jashtëm të Kosovës që e refuzonte idenë duke iu përmbajtur mendimit të sovranitetit. E gjitha për shkak të pështjellimit në perceptim që krijon kjo ide, e cila formalisht lidhet me godinat, por që praktikisht rikrijon një mozaik Jugosllavie që gjithsesi nuk mirëpritet nga shumëkush. Këto godina, mund të jenë pronë e shteteve, por kryesisht merren me qera.
Më shumë në: http://tanjug.rs/news/112170/skopje-and-belgrade-to-agree-on-joint-embassies.htm
s.z
Add new comment