Vrasja në Korçë, motivi pse humbën jetën katër njerëz...

Postuar në 08 Janar, 2014 07:15

Ngjarja në fshatin Gjonomadh të Korçës ka patur në sfond një motiv pasioni. “Gazeta  Shqiptare” ka shkruar sot për ngjarjen duke dhënë në hollësi detaje nga vrasja që zbulon se për cilat arsye kanë ikur nga kjo botë katër njerëz. “...40-vjeçari i pamartuar dhe banor i fshatit Gjonomadh prej më shumë se 1 viti kishte një lidhje jashtëmartesore me Danjela Meçollarin. Dashuria e madhe dhe dëshira për ta finalizuar atë me martesë e ka shtyrë Latollarin t'i kërkojë të dashurës së tij, e cila ishte nënë e dy fëmijëve të mitur që të divorcohet nga bashkëshorti. Refuzimi i divorcit nga ana e Belimon Meçollarit ka pasuar me këtë ngjarje të rëndë. Burime pranë grupit hetimor u shprehën se mbrëmë, 40-vjeçari pasi ka dalë në gjendje të dehur nga lokali i fshatit, ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një pushkë 20-e. Më pas ai ka shkuar në banesën e të dashurës së tij, banuese po në këtë fshat. Teksa ka parë nga dritarja që çifti ishte shtrirë për të fjetur, Bashkim Latollari ka qëlluar që nga jashtë në drejtim të tyre duke i lënë të vrarë. Në momentin që ka qëlluar, agresori ka bërtitur me të madhe: 'Do t'ju vras!'. Po sipas hetuesve të çështjes, dy bashkëshortët Meçollari janë vrarë në sy të dy fëmijëve të mitur (4 dhe 6 vjeç), të cilët ndodheshin në dhomë, pranë prindërve të tyre. Pas vrasjes së dy bashkëfshatarëve, Latollari ka shkuar tek banesa e dajës së 31-vjeçarit, Rexhep Metollari. Ai ka hyrë brenda në banesë dhe ka debatuar ashpër me 55-vjeçarin Metollari dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Valentinën dhe më pas i ka qëlluar për vdekje. 40-vjeçari i ka bërë përgjegjës ata për mosdivorcimin e të dashurës nga bashkëshorti i saj..”.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/masakra-n--gjonomadh-autori-s-duroja-dot-ndarjen-nga-e-dashura-ndaj-vrava-4-veta-166626.html

s.z 

Comments

Submitted by ervin (not verified) on

<p>Duke ju falenderuar per kroniken e detajuar me lejoni qe t&#39; ju komplimentoj per elegancen dhe finesen me te cilen kryeni plot zell median e opozites se djeshme dhe te oborrit te sotem pasi deri dje keta qe vrisnin nuk ishin as pijanece, as te dashuruar dhe as te shkalluar por vecse te nxitur nga paaftesia profesionale dhe vullneti i keq i ish-mazhorances. &nbsp;Sot jane e kunderta e asaj qe ju, Tahiri, Rama&amp;lukuni etj propagandonin ne fushate. Rama premtoi rend brenda 100 diteve, ulje te menjehershme te krimit ordiner qe kishte pushtuar shoqerine si dhe struktura rendi profesionale. A mund te me thoni se cilin premrtim ka mbajtur brenda 100 diteve. Per mua Tahiri eshte me &nbsp;shifra dhe fakte te pamohueshme ministri me i deshtuar i qeverise Rama e se bashku me mustaqelliun e vet ne krye te policise qe nuk ka kellqe te ndermarre nje aksion ne cilesine e drejtorit te policise por cdo veprim e ndermerr me urdher nga telefoni. Keta te dy duhen shporrur por Tahiri dihet qe eshte comanga politike e Rames ndonese rezultatet e veta i ulerasin vec : iiiiik</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.