Ministria e Financave do likudojë pagat dhe pensionet brenda javës që vjen

Postuar në 08 Janar, 2014 11:15

News 24 njofton se Ministria e Financës do bëjë likuidimin e pagave dhe pensioneve brenda javës që vjen. “Ndërsa data shënon sot 8 janar, punonjësit e administratës shtetërore nuk i kanë marrë ende pagat e dhjetorit, ndërkohë që nuk janë dhënë as pensionet. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave konfirmojnë se shkak për vonesat janë bërë ditët e pushimit. Sipas këtyre burimeve, aktualisht po punohet me buxhetet e ministrive dhe janë dërguar në thesar listëpagesat për disa institucione si Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Kulturës, Ministria e Jashtme, Kuvendi i Shqipërisë, Instituti i Statistikave etj.. Dikasteri i financave deklaron se të gjitha pagat dhe pensionet pritet të jepen brenda kësaj jave”, shkruan gazetarja Aurora Sulçe. Shkak për vonesat janë bërë ditët e pushimit, një arsye kjo e nxjerrë nga MF-ja për vonesën e pagës së muajit dhjetor.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.