Së shpejti drejt kartëmonedhave plastike

Postuar në 08 Janar, 2014 12:51

 

Duket se edhe paratë që mbajmë në xhep do të ndryshojnë. Jo vetëm forma apo përmbajtja grafike, por edhe përbërja materiale nga e cila ato prodhohen. BBC-ja bën të ditur se aktualisht janë rreth 24 vende që për prodhimin e kartëmonedhave përdorin materiale polimere. Ndërkohë që Banka e Anglisë ka bërë të ditur se në vitin 2016 do të hedhë në qarkullim prerjen 5 paundëshe që do të prodhohet me plastikë. Vendi i parë që ka hedhur këtë hap është Australia që në fund të viteve ’80. Arsye për këtë ndryshim nxirret jetëgjatësia e plastikës dhe elementët e sigurisë, ndonëse pranohet se numri i njerëzve që paguajnë me para në dorë sa vjen dhe zvogëlohet.

Më shumë në: http://www.bbc.com/capital/story/20140108-where-money-is-made-of-plastic

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.