Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar do të jetë ose Budina, ose Çuli, ose Vasili

Postuar në 10 Janar, 2014 19:07

Kanë qenë 11 vetë (regjizorë e aktorë të njohur) ata që janë futur në garën për të marrë drejtimin e Teatrit Kombëtar. Dje është marrë vesh se një komision i Ministrisë (komision i përbërë nga Gentian Çoçoli, Brikena Krasta e Edlira Kokona) ka skualifikuar disa syresh, si për shembull Spiro Dunin, Alfred Bualotin, Alfred Trebickën, Armando Borën, Piro Kitën, etj, dhe ka mbajtur për në fazën finale veç tre platforma drejtimi, që kanë për autorë Edmond Budinën, Hervin Çulin dhe Laert Vasili. I pari është një aktor e regjizor që, pas përmbysjes së regjimit komunist, ka jetuar e punuar në Itali. I dyti është një regjizor e aktor që ka patur një aktivitet të vazhdueshëm në Shqipëri; është dëgjuar gjithashtu të lëshojë kritika të forta në drejtim të menaxhimit të Teatrit Kombëtar. I treti është një aktor që fillimisht është bërë i njohur në Greqi. Më pas, ai ka luajtur edhe në skenën shqiptare.

Fituesi do të përcaktohet sërish nga një komision i ministrisë së kulturës, që – sipas Panoramës – këtë herë do të përbëhet nga njerëz të tjerë, që janë ekspertë të fushës. Gjithçka do të zgjidhet para datës 15 janar. Një gjë është e sigurtë: Kristaq Skrami nuk do të jetë më drejtor.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Nga treshja e sfides. vetem Budina eshte tamam...2 te tjeret jane kot...sidomos ai Vasili qe ka kontribut zero per Teatrin kombtar...Cuditem si ministria ka menjanuar Bualotin qe eshte nje njeri i madh i teatrit...Po ashtu edhe Spiro Dunin...duket se miqesia dhe tarafi jane ne plan te pare...</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>me ate filmin per hajdutet greke te varreve e meriton budina.&nbsp; keta te tjeret vine era lubonje</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.