“Fakir fukarenj” të tjerë të qeverisë Berisha, Bode dhe Noka, kredi si të pastrehë!...

sh-ministrat e qeverisë “Berisha” kanë shfrytëzuar gjithçka “kanë patur në dorë”, duke e deklaruar veten edhe si “fakir fukarenj” të pastrehë për të fituar nga kreditë e buta të Entit Kombëtar të Banesave. Gazeta Shekulli boton fakte nga përfitimet abuzive të nxjerra nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Mes emrave përfitues janë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, por dhe ish-presidenti Bamir Topi.
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, duke nisur nga viti 2009 kur ishte deputet i Partisë Demokratike, ka marrë një kredi nga Enti i Banesave me një kohëzgjatje prej 25 vjet dhe me vlerën 5 000 000 lekë, ndërkohë që është deklaruar dhe pronar i një apartamenti 83.7 m në Tiranë me vlerë 5 000 000 lekë, i një vendparkimi 60 m me vlerë 1 000 000 lekë dhe i një veture tip “Mitsubishi” me vlerë 7000 euro.

Në listë shtohet dhe ish-ministri i Financave, Ritvan Bode i cili krahas deklarimit të një llogari rrjedhëse me gjendje 611 990 lekë, një depozite në emër të E. Bodes, me gjendje 1 716 540 lekë ka deklaruar se ka një kredi për apartament, marrë nga Enti Kombëtar i Banesave, gjendja 1 520 000 lekë, një kredi në euro, marrë në vitin 2007, me gjendje 20 109 euro, ndërsa ka përfunduar riparimin e shtëpisë, pronë e rikthyer në fshatin Rakickë në Korçë, me vlerë 5 000 000 lekë.
Zh.
Comments
Te gjitha keto jane

Te gjitha keto jane propagande,

jane edhe prova se do perseriten prej Rilindasve, pak me vone...

nese ketyre individeve nuk u merret gjithcka

dhe nese disa prej ketyre nuk shkojne atje ku con drejtesia e ligjit...

Ju lutem, mos beni politike: vetem ushtroni ligjin.

Ose, ikni edhe ju, do vij dikush tjeter qe do marre persiper te tregoj se i ndjen dhe kerkon t'i kuroj dhimbjet e ketij populli...

Ose me ne fund fare, kur ju te provoheni ne sy te te gjithe shqiptareve te zgjuar prej partizanllekut si te njellojte, do duhet te vij ndonje diktature e Majte ose e Djathte EXTREME...

Keni harruar dhe nje tjeter

Keni harruar dhe nje tjeter te pastrehe i cili jeton me qera dhe ka nje kredi per te shlyer, ai eshte kryeministri i vendit!

Besoj qe e njifni nuk ka nevoje per emrin.

Add new comment