Policia turke shkatërron rrjetin që rekrutonte luftëtarë për në Siri

Mediat turke bëjnë të ditur se policia turke ka shkatërruar një celulë islamike që çon luftëtarë në Siri. Hyriet pohon se 25 persona pjesë e Fondacionit Humanitare IHH janë ndaluar në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër organizatës terroriste “Al-Kaeda”. Aksionet janë kryer në qarqet Van, Stamboll, Kilis, Adana, Gazientep dhe Kajseri. Mes të arrestuarve janë edhe Ibrahim Shen, i cili njihet si njeri i dytë i Al Kaedës në Lindjen e Afërt, si dhe një nga liderët e degës turke të rrjetit terrorist, Halis Bajanxhuk. Supozohet se të dyshuarit kanë rekrutuar dhe transferuar luftëtarë në Siri, Afganistan dhe Pakistan dhe kanë mbledhur para dhe armë për Al Kaedën në ato shtete. Policia turke ka hyrë edhe në zyrën e fondacionit islamik "Të drejtat dhe liritë e njeriut" në Kilis, në kufirin me Sirinë, ku Sekretari i përgjithshëm i fondacionit Jashar Kutluaj deklaroi se autoritet po tentojnë ta kriminalizojnë organizatën.
a.k
Add new comment