Inaugurohet Zyra e Punës, specialistët e saj të pushuar nga puna kërkojnë llogari

Postuar në 14 Janar, 2014 05:50

Sot rezulton të jetë dita e lajmeve “rikoshetë” për qeverinë Rama. Pas çështjes së “autobuzit qeveritar me gjobë” që kaloi kufirin shtetëror, një episod tjetër ironik i bën vaki kryeministrit dhe ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë Veliaj, në inaugurimin e zyrës së parë moderne të Punës në Tiranë tek Rruga e Kavajës. Të pranishëm në inaugurim ishin Veliaj dhe Rama, por edhe 12 persona të shkarkuar nga puna, që kërkuan të takojnë kryeministrin Rama për të mësuar sqarime rreth shkarkimeve të tyre. Ku qëndron ironia? Tek fakti që të 12 personat e shkarkuar kanë qenë me profesion specialistë të Zyrës së Punës!

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.