Rama, darkë me Këshillin e të Urtëve, por Meidani dhe Pëllumbi nuk “rrinë urtë”

Servet Pëllumbi dhe Rexhep Meidani nuk kanë qenë kaq “të urtë” sa të marrin pjesë në darkën që kryeministri Rama ka shtruar dje në vilën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit me anëtarët e Këshillit Politik të kryetarit të PS, ose siç është quajtur ndryshe, Grupi i të Urtëve. Të pranishëm në darkë kanë qenë anëtarët e këtij këshilli, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Et’hem Ruka, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, Namik Dokle , etj. Gazeta Panorama ka pikasur mungesën e ish-presidentit Rexhep Meidani, i cili ka konfirmuar për gazetën ftesën nga kreu i PS-së, por është shprehur se kishte angazhime të tjera. Ndërsa Pëllumbi është shprehur se nuk merr pjesë në mbledhje të tilla që në prill të 2012-s. Pëllumbi është shprehur se darka të tilla me biseda “relaksi” që nuk përputhen me funksionin që duhej të luante Këshilli, janë të pafrytshme, pasi asgjë që diskutohet aty nuk gjen vijim në strukturat partiake.
a.k
Comments
Pse i besoni vertet ju keto

Pse i besoni vertet ju keto perrallat me keshillin e te urteve?

Vete emertimi "Keshilli i te

Vete emertimi "Keshilli i te Urteve" ngjan sikur eshte marre nga ndonje sage fantastike shkencore, si psh Star Trek, ose Babilon 5 a dicka e ngjashme. Ne Star Trek (The Next Generation) organi me i larte i planetit Klingon quhet tamam "Keshilli i te Urteve" (The Wise Men Council), pune UFOsh me nje fjale.

Pervec kesaj, si percaktohen te Urtet? A zgjidhen apo emerohen? Cili eshte vendi zyrtar i ketij ORGANI? Eshte partiak, eshte Kushtetues? Apo eshte si puna e "Hajt se po bojm nji dore gallate".

A mund te quhet Gramoz Ruci "i Urte" (ne kuptimin i mencur e kam fjalen, se sa per kuptimin tjeter , i urte dmth qe nuk pipetin fare eshte e garantuar), po Namik Dokle ku e ka urtesine mre aman? Pandi Majko, i Urte? Hahahahahaha.....apo Bashim Zeneli....

O Edvin Kristaq Rama, te lutem, mjaft me shfaqje e butafori, futju punes or Zoteri, futju P U N E S!

Add new comment