Ministri Tahiri shprehet “indiferent ndaj akuzave për gjoba makinash”. Ama Lazaratit, i bën thirrje të ndërgjegjësohet!

Postuar në 14 Janar, 2014 09:43

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, foli nga Gjirokastra, ku zhvillua analiza vjetore e policisë së Qarkut, në lidhje me akuzat dhe ankesat për vendosjen e gjobave ndaj automjeteve. Tahiri tha se është totalisht indiferent ndaj këtyre akuzave, që sipas tij, vijnë nga persona që e konsiderojnë veten të paprekshëm. Sipas ministrit Tahiri, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, për të shmangur korrupsionin. Në të njëjtin aktivitet, ministri komentoi edhe situatën në Lazarat, ku vijon të prodhohet lëndë narkotike, duke theksuar se është një çështje problematike dhe intensive, që nuk është vetëm çështje policore. Tahiri ka kërkuar ndërgjegjësim edhe nga vetë banorët e fshatit, për të mos shkelur ligjin. Pra, mund të arrihet në këtë konkluzion pas fjalës së ministrit: Për policinë e Shtetit, në arradhën e atyre që ngasin makina nuk ka të paprekshëm; ndërsa një fshat i tërë i paprekshëm, duhet të ndërgjegjësohet vetë!

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

I kam perkrahur Tahirin me shoke, por po ju them se jane frikacake dhe te paafte per te drejtuar. Qe te drejtosh duhet:

1. Ta dish se si funksionon bota dhe ta njohesh ate.

2. Te mos e fillosh punen duke bere llogarite se sa do te fitosh sot.

3. Te ruash distancen nga " miqte" edhe ne kushte krize.

Dhe e fundit per sot: te jesh njeri, njeri i ndershem e jo spekulant, spekulant me pronen, gjakun dhe djersen e tjetrit. Nuk duhet te jesh spekulant me postin, pasi ai nuk eshte prone.

E, se harrova: Duhet te jesh edhe i afte...

Submitted by raimond vlpnjati (not verified) on

Tahiri nuk ka kete te fundit...

Dhe kur mungon kjo veti , Aftesia, behesh qesharak , si Tahiri tani, por si gjithmone qesharaket po i vendose ne krye te vendit....rezultatet e punes i kane....tragjike,

Submitted by Gjon (not verified) on

Sa shpejt i doli boja rilindjes. Ku i shpie mushka me keto arsyetime kalamajsh.

Submitted by tani (not verified) on

me thene te drejten eshte pak turp kjo qe ben tahiri.rri urte mos fol fare vazhdo meru me gjerat qe beje e di te besh,po te vesh ne gjirokaster te flasesh per suksese dhe ne menyre me hipokrite te flasesh per forcen e ligjit..eshte bir selman i nenes ke te qaj me pare.nuk e di pse snderhyet,mbase ka arsye ekonomike,shoqerore mafioze,ose mund te jete nje peng politik per tu perdorur kur te duhet me evropen ..po gjer ateher sa te kene ndare mendje keta se pse nuk nderhyet bejne mire ti lene showt idiote...vete ne gjirokaster e flet per forcen e ligjit..nuk e di po mua me vjen per te qeshur per kete batut pa fjale...

Submitted by RP (not verified) on

me bej mua minister,kollaj kjo pune.Merr forcat e Nderhyrjes se Shpejte,rretho Lazaratin dhe jepu 24 ore kohe te dorezojne drogen ne kembim te nje faljeje.Kush te pergjigjet me arme neutralizoje.Ky eshte shteti.Pastaj ndergjegjesohen apo jo kjo mbetet ne qejfin e tyre,por ama çfare eshte e paligjshme meriton ndeshkimin nga ligji.Ose ler dhe fshataret e mi te mbjellin droge,jam i sigurte qe kane kushte te prodhojne dy here me shume se lazaratasit.Po deshe legalizoje,keshtu e zgjidh kete pune pa djersitur fare.Une per vete jam kunder keaj te fundit,por nese 6 shqiptare ne 10 vendosin me referendum te legalizohet po i bindem shumices.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.