Vendimi i FIFA-s, Kosova të luajë, por pa flamur e pa himn, e...megjithatë, një fitore e madhe

Postuar në 13 Janar, 2014 13:02

Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter e ka përshëndetur vendimin që lejon Kosovën të zhvilloje ndeshje miqësore si përfaqësuese. Vendimi i marrë nga Komisioni për Çështje Urgjente në FIFA përfaqëson një nxitje të madhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe konfirmon edhe një herë fuqinë e jashtëzakonshme të sportit tonë për të sjellë njerëzit së bashku , tha presidenti i FIFA-s Blatter .Më herët FIFA vendosi të lejojë zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare të përfaqësueses A të Kosovës. Sipas Komisionin për Çështje Urgjente të FIFA-s, Kosova përkohësisht do të luajë miqësore pa flamur dhe pa himn, përderisa i ndalohet të luajë miqësore me shtetet që kanë dalë nga Federata e ish-Jugosllavisë. FIFA po ashtu ka hedhur poshtë një kërkesë të Federatës së Futbollit të Serbisë, e cila ka thënë që ekipet e futbollit serb në Kosovë të luajnë në ligat e Serbisë, duke thënë se ato ekipe duhet të regjistrohen në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Vendimi i FIFA-s është përshëndetur nga kryeministri Thaçi dhe autoritete të tjerë të lartë kosovarë.

Zh.

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Nuk e kuptoj cfare ka per te festuar fitore ketu. Pa himn dhe pa flamur, thjesht per te luajtur futboll. Pse nuk i regjistrojne skuadrat ne ligat e Shqiperise dhe Serbise po qe per te luajtur futboll, pse u dashka kombetare me vete po qe nuk eshte kombetare.

Kesaj i thone si puna e "integrimit europian", Greqia dhe Sllovakia nuk e njohin Kosoven po perdite perserisin qe vendi i Kosoves eshte ne BE dhe nuk ka rruge tjeter pervec integrimit evropian.

I binte keq Hashimit dhe Edvinit qe te kishte nje kombetare te perbashket, me himn dhe flamur? Apo harruan ta diskutonin ne ate mbledhjen bombastike te Prizrenit.

Submitted by Shqiptar evropian (not verified) on

Normal, qe FIFA nuk e njeh me te drejta te plota sepse Kosova eshte shtet virtual.

- Nuk njihet as nga OKB, as biles nga Google Maps me kufij shtetrore.

- Nuk ka ushtri e Ministri Mbrojtje, po ca njerez me uniforme e kallash qe quhen Force Sigurie (pa ushtri nje shtet nuk siguron es nje shtepi te vetme).

- Shtet me himn, po pa fjale, njisoj si kenga e çobanit me fyell kur kullot bagetine.

- Emrin KOSOVE ia kane vene pushtuesit ketij territori e jo banoret e saj qe ne Lidhjen e Prizrenit 1878 e quajten SHQIPERI.

Edhe te huajt po e kuptojne qe ky shtet eshte virtual e jo real. Vetem politikanet shqiptare nuk duan ta besojne qe ky territor nuk mund te vazhdoje te ekzistoje gjate keshtu pa patur funksionin e nje shteti REAL, me vete apo te perfshire ne Shtetin Shqiptar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.