Beppe Grillo porosit të vetët të mos blejnë gazetat italiane

Postuar në 12 Janar, 2014 07:30

Beppe Grillo nuk përbën lajm në periudhat jo elektorale, sidomos tani që ai e partia e tij janë pjesë e institucioneve e të parlamentit. Por Grillo bën çmos të përbëjë lajm. Rëndom duke publikuar mesazhe në blogun e tij (është mënyra më e mirë që ia ka zgjedhur për ta thënë të vetën për sa kohë nuk pranon të japë intervista për gazetat e televizionet italiane). Dhe sot ai ka dalë me një shënim të stilit të tij në blog. “Mos blini gazetat ‘Repubblica e ‘Nazione’”, u thotë ai lexuesve të blogut. Po çfarë ka me këto gazeta? Është i pakënaqur me “insinuatat e disinformacionin” që gazetarët e tyre japin lidhur me lëvizjen “Pesë Yjet”.

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.