Mbledhja e Prizrenit e parë nga Baze e nga Krasniqi

Mbledhja e Prizrenit mes dy qeverive është paraprirë, shoqëruar e pasuar nga komente të shumta. Në shtypin e sotëm binin në sy dy shkrime, njëri i Mero Bazes (ndiqni linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/01/11/per-te-ekzaltuarit-dhe-te-merziturit-nga-takimi-i-prizrenit/) dhe një i Afrim Krasniqit, të cilin ne e kemi publikuar sot edhe në Respublica. Bazes i kanë rënë në sy ca që janë mërzitur prej takimit, dhe ca të tjerë që janë egzaltuar prej takimit, dhe nuk bie dakord as me të parët e as me të dytët. Nuk bie dakord sidomos me ata që suksesin e kësaj mbledhjeje kanë dashur ta masin me paratë e akorduara për Preshevën.
Ndërsa Krasniqi ka vlerësuar simbolikën e një mbledhjeje të tillë, por do donte që ajo të ish më e përgatitur dhe prej saj të dilej edhe me marrëveshje konkrete (ndiqni linkun http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/qe-prizreni-te-behet-historik-195382.html)
Re.Pu.
Add new comment