Shlyerja e borxheve të bizneseve fillon në prill; por në fillim do bëhet verifikim i punëve të kryera

Janë rreth 350 milionë dollarw borxhe të prapambetura që qeveria shqiptare ua ka bizneseve lokale, nga të cilat 120 milionë janë borxhe që vijnë nga punët publike që bizneset i kanë kryer, pasi kanë fituar tendera, me paratë e tyre në këmbim të premtimit për t’u rimbursuar në të ardhshmen, dhe 230 milionë të tjera vijnë prej TVSH-së së parimbursuar. Ministria e Financave ka bërë me dije sot se këto borxhe do t’i shlyejë, duke filluar nga tremujori i dytë.
Do t’i shlyejë të gjitha kompanitë? Kjo mbetet për t’u parë, pasi fillimisht do të ketë një verifikim të punëve të kryera e të praktikave të tenderave të fituar. Nëse nga ky verifikim do të dalin probleme, është lënë të kuptohet se kompanitë mund të mbeten me gisht në gojë.
Re.Pu.
Add new comment