Obama i dërgon kartolinë Ramës; por jehona mediatike e saj është e pajustifikuar

Postuar në 12 Janar, 2014 11:17

Qysh prej refuzimit që, nën presionin e manifestimeve popullore, iu bë kërkesës amerikane për asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri, është folur për një qejfmbetje e zhgënjim të Departamentit të shtetit ndaj Ramës. Ambasadori Arvizu e ka përgënjeshtruar këtë fakt. Edhe Rama e të vetët kanë bërë të njëjtën gjë. Nuk dhet se si qëndrojnë punët në të vërtetë, por me sa duket, këta të fundit janë me idenë se përgënjeshtrimi nuk ka zënë vend, e prandaj herë pas here përpiqen të gjejnë e të shesin lajme që konfirmojnë ecurinë e mbarë të këtyre marrëdhënieve. Në këtë funksion duhet parë dhe lajmi i publikuar sot në shumë gazeta lidhur me një kartolinë që Presidenti amerikan, Barack Obama i ka dërguar kryeministrit Rama. Kartolina është një adet rutinor, gjë që duket dhe nga teksti, por lajmi është përhapur si të ishte i një rëndësie të madhe.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

kryeminister qesharak fare, kur mendon ne kartoline skishte as emrin..... dhe as fjalen shqiptar. nje nga ato kartolina te  prodhuara e fotokopjuara-  turp per Ramen qe boton te tilla. A dini sa amerikane marrin kartolina te tilla nga politikanet per vit te ri- miliona- ne shume prej tyre ata qe punojne per presidentin marrin mundin ti vene dhe emrin qytetarit- kurse ne kete kartoline as emrin e rames se kane vene.....

Se di po une ndjej turp- e pershtirosje-

FLM Respublika qe te pakten mbajtet qendrim ndryshe nga shtypi- frikacak e i blere....

Submitted by shume larg (not verified) on

Cfare kompleksi inferioriteti tregon jo vetem kryeministri por edhe gjithe media dhe shoqeria ne pergjithesi. Te sillesh sikur cfare ke marre kur ajo nisje kartoline eshte dicka qe behet cdo vit per te gjitha vendet qe kane mardhenie diplomatike me USA dhe administrata e presidentit e ka ne protokoll ta beje nje gje te tille. Nuk ka marre Obama kartolinen dhe e ka nis me doren e vet, keshtu qe mos bej sikur cfare ka ardhur. Ky nuk duhet te jete lajm, dhe fakti qe eshte lajm dhe qe e publikon dhe vete kryeministri te ben per tu shqetesuar shume.

Submitted by Gjon (not verified) on

Nuk merret vesh, mbi letren e Obames nuk ben ze shume ndersa servir kartolina urimi routine per shtypin. Me sa duken bathet edhe Rilindja eshte vetem nje gjetje publicitare e stafit te Rames dhe asgje me teper.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edhe une e mora nje ksoj kartoline, meqe kam punuar si prkthyes me ushtrine amerikane ne vitin 1999.....

Submitted by Nonda (not verified) on

Po sheqerkat?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.