Bamir Topi: E majta sot në pushtet me luksin e një mazhorance të cilësuar, por në këto 100 ditë ka humbur kohë

Postuar në 10 Janar, 2014 03:07

Mbrëmë në “Top-Story”, Bamir Topi, kryetar i FRD i ka bërë një analizë të hollësishme gjendjes aktuale të së djathtës shqiptare, e cila, sipas tij, sot është në momentin më të vështirë të ekzistencës së saj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit dhe të analistëve të tjerë në studio, Topi ka folur edhe për qeverisjen e së majtës:

“Kemi ndryshim me PD, sepse ata e nisën opozitën ende pa ardhur në pushtet Rama, ndërsa ne pritëm të konsumoheshin 100 ditë. Unë mendoj që Meta dhe Rama janë sot në pushtet me mazhorancë të cilësuar, me luks dhe përgjegjësi. Mendoj që kanë humbur kohë. Ka marrë një pushtet të degraduar, të amortizuar dhe ne ishim për rotacion. Kanë marrë një detyrë të vështirë, ka përpjekje për të ndryshuar situatën, por ka mjaft punë. Mendoj që një njeri që merr këtë detyrë duhet të merret me cështjet e rëndësishme, për të forcuar shtetin e së drejtës, peshën e institucioneve, për të shkuar tek ajo që është thembra e Akilit, formalizimi i gjithckaje që sot konsiderohet informale, tek institucionet, kompanitë e biznesit, dhe shumë elementë të tjera që e bëjnë punën e qeverisë. Sot cështja kryesore është cështja e formalizimit të ekonomisë. Rikthimi i FMN ka qenë një lëvizje e detyruar me atë gropë të madhe në buxhetin e shtetit dhe problemet e jashtëzakonshme të qeverisë me të tretët”, ka thënë Topi.

Zh.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.