Fenomenet ekstreme meteorologjike në hemisferën veriore, në Montana të SHBA tempertura arrin në -53°C

Postuar në 10 Janar, 2014 09:13

Njerëzit në Amerikën e Veriut kanë ditë që janë goditur nga një i ftohtë rekord. Brigjet e Evropës Perëndimore po goditen nga stuhi, kurse në Gjermani duket sikur ka ardhur tashmë pranvera. Po ndodh çudia!

Në Nju Jork nuk bënte kaq ftohtë që prej 118 vjetësh. Reshjet e dëborës që nisën disa ditë më parë në Central Park, bënë që termometri shënonte 15.5 gradë nën zero. Por asgjë nuk krahasohet me rekordet e regjistruara në Çikago (-23°C) dhe në Montana (-53° C) . I ftohti vrastar që ka mbërthyer Amerikën, ka shkaktuar 16 viktima: disa për shkak të morthit, por pjesa më e madhe në aksidente rrugore të shkaktuara nga akulli. Vala e ngricës polare ka prekur rreth 20 shtete në verilindje të Shteteve të Bashkuara. Por rrymat e ftohta shtrihen edhe më në jug në Xhorxha, Alabama e deri në Teksas.

“Është një mot i keq i pazakontë, – shpjegojnë meteorologët, – me erëra që nga Poli i Veriut e kanë çuar më larg se zakonisht. Kështu në Alaska, paradoksalisht bën më pak ftohtë dhe temperaturat nuk i kalojnë në mënyrë domethënëse mesataret rajonale. Ndërkohë vazhdon të mbetet i paralizuar trafiku ajror, i cili ka shkuar mbi 6.000 fluturime të anuluara në dy ditë dhe të tjera fluturime të vonuara me orë. Të mëdha vështirësitë në të gjitha aeroportet kryesore të Amerikës, nga më të mëdhenjtë “John F. Kennedy”, “Newark” dhe “La Guardia”.

Në të gjitha shtetet e Veriut dhe në atë të Nju Jorkut u deklarua gjendja e emergjencës. Apele të vazhdueshme janë drejtuar nga autoritetet ndaj popullatës për të mos dalë nga shtëpitë. Shumë shkolla dhe zyra publike në shtetet veriore, në kufi me Kanadanë mbetën të mbyllura edhe të mërkurën. Presidenti Barak Obama duke folur në daljen e tij të parë të vitit në media, i ftoi të gjithë që të qëndrojnë në “të ngrohtë”. Nga ana tjetër edhe në kryeqytetin Uashington, i ftohti ka shënuar -11 gradë Celcius. Ndërkaq, në qytete emergjenca lidhet edhe me shumë të pastrehë, për të cilët janë përgatitur strehime dhe vende të ngrohta . Ndërsa në zonat jashtëurbane shtohen rastet e ndërprerjeve energjetike , duke lënë qindra familje pa drita dhe ngrohje.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.