Ligji i i ri i nëpunësit civil: Asnjë emërim në administratë deri më 1 prill

Nga 1 janari deri më 1 prill 2014, ditë në të cilën hyn në fuqi ligji i ri i nëpunësit civil, administrata duhet të pezullojë çdo procedurë për plotësimin e një vendi të lirë pune. Akti ligjor i miratuar me konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste më 30 maj parashikon në një prej neneve të tij që për një periudhë 3-mujore para se të hyjë në fuqi, të mos merret asnjë zyrtar i ri në punë - shkruan sot gazeta Panorama.
“Asnjë procedurë e re e plotësimit të një vendi të lirë, sipas ligjit nr. 8549 datë 11.11.1999 ‘Statusi i nëpunësit civil’, në fushën e veprimit të këtij ligji, nuk fillon 3 muaj përpara datës së shtrirjes së efekteve të këtij ligji. Çdo procedurë tjetër në proces, nisur përpara shtrirjes së efekteve të këtij ligji, do të përfundohet sipas dispozitave të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 ‘Statusi i nëpunësit civil’”, thuhet në dy pikat e nenit 68 të ligjit të nëpunësit civil, të miratuar pak muaj më parë.
Zh.
Add new comment