Lezhë, grabisin familjet në mesnatë, harrojnë telefonin

Jetonin në të njëjtin kat, nuk i kishin burrat në shtëpi pasi ishin në emigracion, dhe kishin njëfarë gjendjeje ekonomike. Kaq ka mjaftuar që tre familje të një pallati në lagjen “Beslidhja” të qytetit të Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm në bien pre e dy personave me maska dhe të armatosur, me qëllim grabitjen. Tre familjet banonin në katin e tretë të pallatit, dhe apartamentet i kishin ngjitur me njëri tjetrin. Nga të dhënat e para grabitësit duhet të kenë pasur dijeni që në këto familje nuk ishin burrat, të cilët janë në emigracion. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas dëshmitarëve mësohet se në dy prej banesave, janë dhunuar gratë, të cilat ishin vetëm në banesë, ndërsa atë natë në banesë nuk kanë qenë as fëmijët e dy grave. Personat e maskuar u kanë marrë paratë, bizhuteritë dhe sende të tjera me vlerë. Por siç njofton Shqiptarja.com, policia ka shpresa për identifikimin e shpejtë të autorëve të kësaj grabitjeje pasi ata kanë harruar nje telefon në vendin e grabitur.
a.k
Add new comment