Erdogan kërkon të vërë nën hyqëm gjyqësorin dhe të censurojë internetin, përplasje në Turqi

Postuar në 13 Janar, 2014 06:05

Siç njofton Dojçe Vele, një projektligj i ri për kontrollin e gjyqësorit dhe planet për censurimin e internetit janë masat e reja që parashikon të ndërmarrë qeveria turke si kundërvënie ndaj zbulimit të skadaleve të korrupsionit. Parlamenti turk filloi diskutimet mbi një projektligj i cili parashikon që Këshilli i Lartë të Drejtësisë (HSYK) duhet t'i japë raport Ministrisë së Drejtësisë, gjë që nga Këshilli konsiderohet si "antikushtetuese". Sipas njoftimeve të shtypit qeveria turke synon gjithashtu t'i japë vetes të drejtën për të bllokuar faqet e internetit edhe pa vendim përkatës nga ana e gjykatës. Sipas mendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili formalisht është i pavarur, planet për reforma të qeverisë islamike-konservatore të kryeministrit Erdogan bien në kundërshtim “parimet e shtetit ligjor”.  Projektligji parashikon që fjalën e fundit për emërimet në funksione kyçe në sektorin e drejtësisë ligjore t'ia japë Ministrisë së Drejtësisë dhe po ashtu që HSYK-ut t'i hiqet e drejta për të miratuar dekretet e qeverisë. Parlamenti turk i dominuar nga partia AKP e Erdoganit filloi të premten debatet për projektligjin dhe pritet të vendosë për propozimet gjatë kësaj jave. Në sallë nuk kanë munguar përplasjet.

Më shumë gjeni në linkun: http://www.dw.de/qeveria-turke-synon-kontrollin-e-gjyq%C3%ABsorit-dhe-censurimin-e-internetit/a-17356869

a.k

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>Erdogani po vepron si miku i tij Ed hakmarresi qe nuk pyet as per gjykata, as per ligje e as per rregulla por ben si i do koka.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ja dhe një Salistan i dytë që i do të gjithë nën yqmë e po këta të gjithë sikur kanë një mëndje</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.