Ekspertët amerikanë: Alarm, Al-Kaida po forcohet!

Postuar në 13 Janar, 2014 05:15

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë pas vdekjes së udhëheqësit të al-Kaidës,Osama bin Laden, ekspertët amerikanë dhe zyrtarët kundër terrorizmit thonë se, organizata e tij mbetet një kërcënim i madh në gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Gazeta Exprress, iu referohet disa shkrimeve të mediave të huaja, të cilat kanë arritur në këtë konkluzion.

Megjithëse shumë nga ndihmësit e lartë të Bin Ladenit kanë vdekur ose janë vrarë nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, ose gjatë sulmeve me avionë pa pilot, grupet xhihadiste në Siri, Somali, Jemen, Libi dhe në Afrikën Perëndimore kanë qenë në gjendje të ndërmarrin disa operacione të mëdha gjatë vitit të kaluar. Në 2013, xhihadistët e frymëzuar nga al-Kaida ose të lidhur me të, sulmuan një qendër tregtare në Kenia, ku u vranë të paktën 72 vetë, pushtuan një impiant gazi në Algeri dhe vranë 39 pengje. Sulmet e al-Kaidës janë duke u shtuar përsëri në Irak. Ndërkaq, xhihadistët kanë dalë si forca më e fuqishme në radhët e kryengritësve në Siri që luftojnë për largimin e Presidentit Bashar al-Assad.

Në Uashington, ekspertët që morën pjesë në konferencën Jamestown thanë se misioni kundër terrorizmit ka të ngjarë të bëhet edhe më i vështirë gjatë vitit 2014.

Në verilindje të Sirisë, Giwan Ibrahim, komandat i lartë kurd, i cili lufton kundër forcave të lidhura me al-Kaidën, thotë se xhihadistët po shënojnë sukses në rekrutimin e anëtarëve në gjithë botën. Shumë nga xhihadistët që ai lufton nuk janë të lindur në Siri. “90 për qind e tyre janë nga vende të tjera. Ata nuk janë nga Siria, shumica janë nga Arabia Saudite, Tunizia dhe Libia. Unë kam parë vetë në radhët e tyre njerëz nga vendet evropiane që kanë luftuar kundër nesh”. “Ata nuk kanë gjë tjetër në vëmendje, veç shkatërrimit dhe shkuarjes në parajsë. Kjo e bën më të lehtë misionin për të se sa për ne”.

Zh.

 

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Aahaha, po alarmohen keta. Amerika juaj e financon.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.