Për Blushin, s’na e kanë fajin ekstremistët europianë. “Ne ngatërrojmë VKM-të me reformat”

Postuar në 13 Janar, 2014 04:46

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti socialist Ben Blushi ka analizuar gjerësisht momentin e marrëdhënies aktuale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian pas shtyrjes së statusit të vendit kandidat, qeverisjen e majtë si dhe çështjen e zgjedhjeve në PS pasi kryetarit Rama i ka skaduar mandati që në nëntor. Për çështjen e parë, Blushi mendon se nuk ishte faji i ekstremistëve europianë, madje arsyet duhen kërkuar te pesimizmi i europianëve për zgjerimin dhe te fakti që Shqipëria mbetet ende një vend i pareformuar. Blushi me këtë rast bën dhe një panoramë të BE-së së sotme:
“Është e vërtetë që në Europë ka një hezitim të madh sa i takon zgjerimit. Europa nuk po kalon ditët e veta më të mira. Ndryshimi i balancave politike në botë, gjermanocentrizmi i theksuar i Bashkimit Europian, kriza financiare dhe pasiguria e tregjeve kanë ndryshuar Europën gjatë viteve të fundit. Pesimizmi është tipari kryesor i europianëve sot, pavarësisht ku jetojnë ata. Europa nuk është më një kontinent entuziast. Ka shumë papunësi, ka rënie të nivelit të shkollave të veta, ka dobësim të partive tradicionale politike, ka fragmentarizmin dhe pamundësi për qeverisje të forta dhe plane afatgjata zhvillimi”, dhe më tej, “sikur Europa sot ta kishte në dorë, ndoshta nuk do të përfshinte Greqinë në Bashkimin Europian, vendim i cili me shumë sesa ekonomik rezultoi të ishte politik. Këto arsye sot kanë rënë, çka ndikon edhe mbi fatin e Shqipërisë, e cila nuk është gati të hyjë në Europë… Shqipëria nuk ka kryer reformat e duhura në 20 vitet e fundit. Në përgjithësi ajo perceptohet si një vend ku krimi dhe korrupsioni janë aleatë dhe ushqim i klasës politike pa dallim”.

Qeveria, thotë Blushi, nuk duhet të ngatërrojë “vendimet me reformat”, dhe nëse ka ndërmend të bëjë këto të dytat, duhet të shfrytëzojë këtë vit si inerci të fitores elektorale. Lidhur me zgjedhjet e munguara që nga nëntori në PS, ai nuk është dakord me deklaratën e ramës tek “Opinion” se kryetari do rikonfirmohet nga forumet, pasi kjo anashkalon statutin që parashikon zgjedhjen e kryetarit me “një anëtar, një votë” një herë në 4 vjet.

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ben Blushi kerkon postin e kryeministrit kjo dihet. Ai vuan nga deliri i madheshtise dhe eksepcionalizmit qe mund te jete e trasheguar qe nga femijeria. Fakti qe Rama eshte ne krye te PS e ben te vuaje prandaj provokon skizma. E keqja nuk eshte se eshte kunder Rames, bile per ate ben mire po sepse sa here i del kunder Rames e ben ne momente kur Rama eshte vulnerabel e paksa ne momente te veshtira dhe gjithmone publike me qellim erozionin e figures se Rames. Pra sulmet e tij kane per qellim zvetenimin e &quot;madheshtise&quot; se Rames. E ka nevoje psiqike. Jo se Rama nuk duhet kundershtuar po kundershtimi i Blushit shpesh here eshte blatant dhe jo i mire argumentuar.</p>

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>E ke gjetur mire....kritikat e Blushit nga menyra dhe koha kur behen , jane te paturpshme !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.