Pritje e veçantë për Kodhelin në Greqi. Ngrihen çështjet e ligjit të luftës dhe delimitimit të ujërave

Postuar në 15 Janar, 2014 10:53

Vizita e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Greqi mund të cilësohet një sukses të paktën në planin e pritjes dhe atmosferës. Kodhelin e ka pritur jo vetëm homologu i vet Avramopulos, por edhe kryeministri Samaras si dhe Presidenti Karolios Papulias. Në takimin e sotshëm me këtë të fundit janë prekur edhe temat e njohura, si varrezat, delimitimi i ujërave detare, ligji i luftës  si dhe toponimet. Bëhet e ditur se Kodheli k a ngritur çështjen e ligjit të luftës me Papulias, por që është kaluar me takt nga ky i fundit, i cili ka preferuar të vërë theksin në marrëdhëniet e mira me Shqipërinë. Diferencat në qasjet diplomatike mund të vihen re në faktin se ndërsa Kodheli ka folur për zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me Kosovën dhe krijimin e një modeli të bashkëpunimit si ai i mbledhjeve të përbashkëta, Papulias ka qëndruar në idenë se “Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”. Në fakt integrimi është një mundësi për të mbyllur çdo lloj faktorizimi të idesë së bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi përndryshe, pra pa alternativën e BE-së, të dyja shtetet kanë të drejtën e zgjedhjes së rrugëtimit të ardhshëm të tyre.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.