Rama drejt Serbisë në shkurt. Ministri serb Mrkiç paralajmëron se do të ngrihet çështja e pakicës serbe në Shqipëri

Postuar në 15 Janar, 2014 07:18

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të vizitojë Serbinë në muajin shkurt. Lajmi i trajtuar nga mediat shqiptare i referohet një interviste të ministrit të Jashtëm serb, Mrkiç për gazetën serbe "Politika". Aty ministri serb ka bërë të njohur faktin se vizita është duke u përgatitur dhe se në kuadër të saj do të trajtohen problemet e marrëdhënieve dypalëshe. Mrkiç ka parlajmëruar se do të flasë për atë që ai e quan pakica serbe nëShqipëri, çka do të kërkojë një përgjgje nga Rama. Vizita ka rëndësi, sepse është e para që pas vizitës së Enver Hoxhës në vitin 1946 dhe vizitës së Milan Paniç në fillim të viteve '90. S.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Po ky e di për shqipëtarët që jetojnë në trojet e tyre në Serbi ti zhgjidhi ato në fillim pastaj të kërkojë të drejtën e këtyre Serbëve që na qënkan këtu</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kjo&nbsp; pakica serbe per te gjithe ata&nbsp; qe nuk e dine eshte fjala per nje fshat ne Fier qe ka rreth 400 banore,nuk&nbsp; jane as serbe por boshnjake,jane larguar me force ne vitet 20-30 dhe Zogu i priti dhe u dha toke,por nese serbet kane nderruar mendje le ti&nbsp; marrin perseri !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.