Ata që shkojnë në ambasada, por jo për vizë

Gazeta “Dita” ka dalë sot në treg me titullin kryesor: “Qurrokracia”. Mund të merret me mend se është fjala për një lloj modeli, apo zanati mund të themi të politikanëve që dinë vetëm të ‘qahen”, jo vetëm lart e poshtë nëpër konferenca dhe intervista, por edhe në zyrat e ambasadave. Madje, sidomos në ambasada. Dhe në lëmë të kësaj që “Dita” e quan “Qurrokraci”, që i vjen lexuesit përmes një redaksionaleje, sepse si lajm ka kohë që “ka dalë” ky për politikanët tanë, nuk mungojnë profesionistët e vërtetë. Nuk është se citohen emra, ndonëse në shtyp nuk kanë munguar denoncimet mes kolegëve, por mjafton kapja e argumentit që është kaq flagrant në politikën shqiptare. Aq sa duket si mungesë takti ndaj partnerëve ndërkombëtarë, kur politikanëve shqiptarë iu ngjishet etiketa e vendimmarrësit. “Mund t’iu duket çudi, por janë ata vetë që i kërkojnë takimet. Janë ata që marrin iniciativën në pjesën dërrmuese të kontakteve të kësaj natyre me ambasadën. Kontaktojnë vetë, kërkojnë orare kur mund t’i presim dhe nisin e flasin, rrëfejnë ato që i konsiderojnë si shqetësime dhe probleme të tyre. Ne kur kemi nga ana jonë nevojën për të kontaktuar me zyrtarë shqiptarë për çështje të ndryshme, sigurisht që i kontaktojmë, por ama i përmbahemi një protokolli shtetëror të përcaktuar qartë në raste të tilla si në cilësinë e personit që thërrasim ashtu dhe në trajtimin e çështjes objekt trajtimi”, citon “Dita” një burim diplomatik të një ambasade të rëndësishme në Tiranë. Natyrisht që me aq sa kemi parë këto vite, çudi do ishte e kundërta.
Më shumë në: http://gazetadita.al/qurrokracia/
s.z
Add new comment