Polemikë në faqet e Mapos: Rudolf Marku akuzon dhe Ylljet Aliçka i përgjigjet

Rudolf Marku ka shkruar një artikull me titull ‘Procese dhe Salierë’, që është publikuar edhe në respublica.al, marrë nga Mapo, me të cilën autori bashkëpunon prej kohësh. Në një rrëfim që bën në këtë artikull mbi një ngjarje të jetës së vet, ai flet dhe për një ‘gjysmë-shkrimtar, gjysmë-diplomat’ që, sipas tij, ka sabotuar përkthimin e një libri të tij në polonisht. Shumëkush ndoshta nuk ka arritur të marrë mend se kush është ‘i akuzuari’, por është vetë Ylljet Aliçka që na thotë se Marku e ka me të. Shkrimtari Aliçka që deri para ca kohësh ka qenë ambasador në Paris i ka kthyer përgjigje Markut, të cilin e emërton “një poet ish-diplomat në emigracion”.
Aliçka e përgënjeshtron idenë e Markut, sipas së cilës ka qenë Aliçka që ka folur me ambasadorin polak në Paris, dhe ky i fundit ka bllokuar botimin e Markut e të dy autorëve të tjerë shqiptarw në Poloni. Marku thotë që Aliçka t’i ketë thënë ambasadorit polak se për tre autorët në fjalë, Markun pra e dy të tjerët, “shteti shqiptar nuk ka mendim të mirë, dhe ata janë të papëlqyeshëm për vendin e tyre”. Dhe Aliçka shkruan: “Luaj vendit, or burë! ….Ç’qenkan këto vepra letrare që u rrëzokan vetëm nga një ‘intrigë’ tavoline diplomatike, apo anasjelltas, ç’qenkan këta botues polakë, që frigohen nga diplomatët e huaj. Historikisht dimë se në tregun e botimeve lakmohen ata shkrimtarë që janë antikonformistë me pushtetet apo institucionet diplomatike.”
Shkrimin e plotë të Ylljet Aliçkës mund ta gjeni në linkun http://mapo.al/2014/01/15/mbi-perkthimet-e-letersise-shqipe-ne-poloni-etj/. Ndërsa shkrimin e Markut në linkun http://mapo.al/2014/01/11/procese-dhe-saliere/
Re.Pu
Comments
E lexova repliken e Z,
<p>E lexova repliken e Z, Alickaj ne Mapo on-line. M'u duk shume i ekuilibruar dhe i argumenton qendrimet e tij ne menyre shume bindese. Me thene te drejten nuk kam lexuar kurrgje as nga njeri e as nga tjetri. Mbaj mend qe per Alickajn u fol shume kur u botua dicka si "Parrullat" a "Me parrullat", gjithesesi nuk e pata lexuar. Thjesht duke lexuar sulmin e Markut dhe pergjigjen e Alickajt, padyshim Alickaj me duket superior ne gjithecka.</p><p>Arroganca dhe sidomos megallomania e Markut shkelqen kur fut ne pune Salierin, sepse i bie qe per cdo Salier patjeter duhet te kete nje Moxart, dhe ky Moxarti kesaj rradhe na qenka Marku. Boh!</p><p>Nga ana tjeter, sic me te drejte thote Alickaj, kush do ta pengonte botimin e kryevepres se Markut, e atyre te tjereve, thjesht sepse nje "gjysem-poet gjysem-diplomat" do te kish thene cfardolloj kritike kunder tyre?!? Ne rradhe te pare, sic e thote me te drejte edhe Alicka, ju Zoti Marku paguani pertkthimin ne polonisht te vepres suaj, meqe jeni kaq i bindur qe do te perpihet nga lexuesi polak, pastaj paraqiteni neper shtepite botuese dhe lutuni qe t'i pelqeje ndonje botuesi.</p><p>Ato perrallat me horror ne kufirin shqiptaro-malazez ndoshta perbejne ndonje subjekt per ndonje kryeveper te re, por edhe ty vete nuk duhet te te vinte shume mire qe vepra jote ne Poloni te botohej thjesht si shenje mirenjohje per nje ndihme e sherbim njerezor, por qe nuk ka te beje fare me vlera letrare.....</p>
Add new comment