Beqaj akuzon dy “doktorët e 21 janarit”: Kanë trukuar qëllimisht të vërtetën

Postuar në 15 Janar, 2014 06:43

Ministri i Shëndetësisë kërkon të fillojë procedimi dhe gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut për dy ish drejtuesit e Spitalit Ushtarak Sami Koçeku dhe Alfred Gega.
Dy mjekët pasditen e 21 Janarit, 2011 menjëherë pas vrasjes së 4 protestuesve para godinës së Kryeministrisë, në deklarata televizive thanë se vdekja e Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt. Në atë kohë Sami Koçeku mbante postin e Shefit të Urgjencës së Spitalin Ushtarak, ndërsa  Alfred Gega mbante postin e nëndrejtorit të këtij spitali.

Ja disa deklarat të këthyre dy mjekëve (janë marrë nga padia e ngritur prej ministit):

Dr. Sami Koçeku në intervistën nr.1: Ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke iu referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri…Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysëm
Dr. Sami Koçeku në intervistën nr.2: Aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat..., konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s'kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër... Me syrin tim, [është qëlluar me] pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që...
Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

Padinë e plotë mund ta lexoni në linkun e shqiptares.com: http://ëëë.shqiptarja.com/home/1/21-janari-beqaj-t--hetohen-deklaratat-e-mjek-ve-p-r-vrasjet-195826.html

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by Gj (not verified) on

<p>Mire, doktoret e thjeshte u akuzuan se kane genjyer, dhe neser &nbsp;do te pushohen nga puna. Po doktori i madh a ka ndonje faj ketu? Ne fund te fundit a nuk ishte ai qe i drejtonte vrasesit ne daten 21 janar dhe qe me siguri i ka detyruar edhe keta doktoret e vegjel te dalin te thone budalleqet e tyre. Perse nuk e akuzon njeri ?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.