Ambasadori grek në Tiranë: “Zgjerimi, politikë kyçe. Ky do të njihet si vit mesdhetar për BE-në”

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas C.Rokanas bashkë me ambasadorin e BE-së në Tiranë. Ettore Sequi kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku kanë folur edhe rreth çështjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Greqia do të ketë shumë sfida dhe zgjerimi është politikë kyçe e BE-së, me të cilën promovohet demokracia dhe stabiliteti në Europë. Ky vit do të njihet si viti mesdhetar, për t’i dhënë një theks të rëndësishëm këtij rajoni, ku është dhe Shqipëria”, tha Rokanas. Ai ka nënvizuar se nuk duhet vënë theksi te ekstremistët evropianë, si arsye për refuzimin e muajit dhjetor, sikurse edhe euroskepticizmi më shumë, sipas tij është çështje teorike. Nga ana e vet, Sequi ka vënë theksin te nevoja për të mbajtur të gjallë dialogun për BE-në, kjo ndoshta edhe për arsye se pas “Jo-së” së dhjetorit, ka një pakënaqësi relative në Shqipëri.
Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2014/01/15/presidenca-greke-e-be-sekui-takim-me-ambasadorin-grek-ne-tirane/
s.z
Add new comment