Ambasadori kanadez: “Bankers Petroleum”, pastrim fushave nga ndotjet e vjetra të Albpetrolit”. Një apel edhe për qytetarët që aplikojnë për vizë punësimi

Postuar në 16 Janar, 2014 04:02

Gazeta “Shqip” ka publikuar sot një intervistë me ambasadorin e Kanadasë në Shqipëri, rezident në Romë, Peter McGovern. Dy janë çështjet me interes publik në këtë dalje të parë të diplomatit kanadez: situata e krijuar në zonën e Patos-Marinës ku investitor për shfrytëzimin e naftës është kompania kanadeze “Bankers-Petroleum” dhe së dyti është e drejta e emigrimit në Kanada e shtetasve shqiptarë. Lidhur me çështjen e parë, gazetarja Shpresa Mezini ka pyetur McGovern nëse është në dijeni të situatës në Patos-Marinës dhe ka marrë këtë përgjigje: “Bankers Petroleum” ka kryer me përkushtim përgjegjësitë sociale, përfshirë pastrimin e fushave nga ndotjet e vjetra të “Albpetrolit”. “Bankers” do të vijojë të punojë krah për krah me komunitetet mbi shqetësimet e tyre”. Lidhur me çështjen e aplikimit për vizë punësimi, McGovern ka tërhequr vëmendjen ndaj qytetarëve të kenë kujdes nga mashtruesit dhe me ketë rast ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë të drejtohen për informacion në këto dy faqe: www.cic.gc.ca/english/information/protection/fraud/index.asp dhe www.italy.gc.ca

s.z

Comments

Submitted by Rob (not verified) on

Ambasadori te shpjegoje pse investitori me i madh i huaj  ne Shqiperi nuk denjon te hape ambasade te vertete po na mbulon nga Roma.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Rob, edhe mua do te me pelqente shume dhe do te me interesonte shume te kishte nje ambasade kanadeze ne Shqiperi per shume arsye. Problemi eshte megjithate qe

1. Banker Petroleumi mund te jete investitori me i madh ne Shqiperi, por investimi i tij ne Shqiperi eshte me i vogli nga te gjithe investimet qe ka Banker Petroleumi ne Bote. Keshtu nga pikpamja jone ai eshte "me i madhi", por nga pikpamja e tij eshte "me i vogli".

2. Hapja e ambasades kanadeze ne nje vend behet mbi kritere qe i percakton qeveria kanadeze dhe nuk ka te beje me investitoret private, megjithese edhe ky eshte nje nga faktoret qe mund te ndikoje por nuk e percakton.

Submitted by lavdosh (not verified) on

Ne fakt Bankers Petroleum ka vetem investim ne Shqiperi dhe ne asnje vend tjeter ne bote.

Per sa i perket ambasades, Kanadaja nuk drejtohet nga S Berisha qe hapi ambasadat tona si kerpudha te vyshkura kudo neper bote, vetem qe ti sherbenin familjes se tij.

Kanadaja ka rregulla per funksionimin e perfaqesive ne vende te huaja, dhe Shqiperia eshte vend i vogel

Investimet e Bankers jane te rendesishme per Shqiperine, por ne Calgary mund te kete me shume se 1000 kompani nafte me te medha se Bankersi

Sic kam shkruar me pare, Shqiperia duhet te jete e kenaqur nga performanca e Bankers dhe mos te flasin kot per shpenzime te teperta sepse mund te krijojne probleme per vendin (gjyqe per shpifje etj etj)

Bankers eshte kompani publike dhe raportet financiare jane seriozeé Mund te kene bere hile kur kane marre licensen (gje qe vetem Zoti dhe Familja e Berishes e di), por qe jane te deturuar te pasqyrojne financat ne rregull

Submitted by tani (not verified) on

perderisa dhe ne Rome veprimet kryhen ne kohe perse keni ankesa? .Tani doni me mesu dhe ambasadore dhe shtete se cfare duhet te bejne .Mesohuni me rregullat e shteteve me shume eksperience.

Submitted by tani (not verified) on

perderisa dhe ne Rome veprimet kryhen ne kohe perse keni ankesa? .Tani doni me mesu dhe ambasadore dhe shtete se cfare duhet te bejne .Mesohuni me rregullat e shteteve me shume eksperience.

Submitted by RP (not verified) on

Bankers po pastron fushat nga ndotjet e vjetra????????Me gjithe mend e ka ky turisti ambasador?Mesa di une Bankers po zhvat edhe reren,nuk i dihet sakte as pronari.Qeveria te vere nen mbikqyrje çfare ka bere dhe ben Bankers,fjalet e ambasadorit jane karamele per leshkot.Ambasaden e vendos shteti kanadez.S'ka leverdi te mbaje nje ambasade ne Shqiperi,kaq puna!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.