Spitalet tona që punojnë “si në rrethana lufte”

Postuar në 16 Janar, 2014 08:33

“Dhjetëra pacientë, familjarë, hallexhinj, lejonin me vështirësi kalimin e mjekëve, personelit apo cilitdo tjetër. Doktoresha që po na shoqëronte të shihnim dhomën modeste të marrjes së kimioterapive u tërhoq disa herë nga përparësja, familjarë kërkonin të dinin për të sëmurët e tyre, ashtu kalimthi, në sy të të gjithëve. Kërkonin një fjalë nga mjekja në kushte të jashtëzakonshme dyndjeje. Aty në mes të korridorit pashë dhe onkologen e re, Brunilda Haxhiun; e përshëndeta shpejt, duke folur kalimthi ndërsa rryma e njerëzve në korridor më çoi mua në një drejtim dhe Brunildën në anën tjetër. Unë nuk e di se në ç’vend mjekët mund të punojnë në këto kushte? Edhe në luftë, në zona të nxehta, mjekëve u krijohen rregullat, kushtet. Kur një mjek punon, heshtin dhe plumbat, ndërsa në spitalin tonë të patologjisë më të rëndë mjekët e pacientët ishin në një realitet lufte në kohë paqeje e 20 vjet demokraci.” – këto i ka shkruar Alba Malltezi në shqiptarja.com në një artull me titull “Për mjekët dhe politikën”.

Është një artikull që nis me një koment lidhur me dy mjekët e Spitalit Ushtarak, që më 21 janar 2011 zhveshën bluzat e bardha dhe veshën rrobën e mashtruesit publik. Për është ngritur tanimë një akuzë.

Artikullin të plotë mund ta gjeni në linkun http://www.shqiptarja.com/blogs/periferi/per_mjeket_dhe_politiken-844-6.html

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.