Manastiri mbushet me parrulla kundër shqiptarëve dhe myslimanëve

Postuar në 16 Janar, 2014 02:53

Gjatë mëngjesit të sotëm në Manastir sërish janë shkruar parrulla anti-shqiptare dhe anti-islame. "Në grafitet të cilat janë shkruar gjatë mbrëmjes së kaluar vandalistët kanë fyer popullin shqiptar dhe besimtarët myslimanë, kurse autorët e këtij grafiti si nënshkrim të vetin kanë përdorur kryqin fashist" - transmeton "Zhurnal"

Grafitet janë shkruar në rrugën kryesore të Manastirit (maqedonisht Bitola), para shkollave dhe në rrugë të tjera. Parrulla anti shqiptare janë shkruar edhe në Shtëpinë e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, por ky grafit është fshirë që në mëngjes.

Policia e Manastirit ka theksuar se për grafitet e shkruara nëpër rrugë nuk ka pasur ndonjë paraqitje të rastit në polici, për këtë arsye nuk është ndërmarrë ndonjë aktivitet serioz për gjetjen dhe kapjen e autorëve.

a.r

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ky asht reagimi i maqedonsve ndaj xhihadistve shqiptar ne Siri.
Edhe maqedonsit kan frike per te ardhmen e tyne nga keto zhihadista.

Submitted by anonim (not verified) on

Ska faj Pauli se 50 vjet diktature u servilos si nje zvarranik  per me nejte rahat e me pas nji pune n ´Shkoder  si edhe me ba  krushqi me Majordomus te komitetit PPSH  Durres plasi sa e bani e mburresh me ta,komunista,ateista qe i vune flake kishave e xhamijave.

Submitted by Polli (not verified) on

"Policia e Manastirit ka theksuar se për grafitet e shkruara nëpër rrugë nuk ka pasur ndonjë paraqitje të rastit në polici, për këtë arsye nuk është ndërmarrë ndonjë aktivitet serioz për gjetjen dhe kapjen e autorëve.": Kryeveper...

Nuk eshte habi: shqiptaret ata i kane vra vazhdimisht gjate historise, cfare prisni ju...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shamjet as nuk jane argumenta e as bajne kurrefare efektit, veçse tregojne nivelin e ulte te edukates si dhe te nivelit mendor te komentuesit.

Po patet ndonji mendim o fakte te kunderta me çka thashe une, bujrum flitni njerzisht dhe sqarojme njeni tjtertrin. Un nuk pretendoj se mund te mos gabohem. Debatet me edukate dhe me argumenta japin gjithmone frut pozitiv per mue dhe per ju. Un debatet i mire pres gjithmone.

Sqarim "anonimit" (me gjithese nuk kam detyre ti pergjigjem anonimve):

Un personalisht nuk kam pase dhe as nuk kam kurrfare lidhje e as kurrfare krushqilleku as me komunista (larg qofshin te gjithe pa perjashtim) dhe as me turq-osman (larg qofshin edhe keta te gjithe pa perjashtim). Se çka bajne persona te tjere ne koken e vet, un nuk e ndjej vehten pegjegjes. Seicili tregon vetveten, aqe ma teper kur seicili person vendose vete per çka ban vete. Besoj se ju sqarova dhe nuk e vazhdoj ma kete teme. Kush asht i interesuem, le te thedhohet ne kete drejtim dhe le te informohet ma mire.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.