Probleme në fushatën e Bashës në bazë. “Shqiptarja.com”: “Festa e PD-së braktiset nga militantët në Berat”

Postuar në 16 Janar, 2014 04:31

“Shqiptarja.com” shkruan sot për turin e kryetarit të Partisë Demokratike në Berat. Sipas gazetarit Ervin Koçi në takim merrnin pjesë shumë pak anëtarë, aq sa mund të flitet për një lloj bojkoti të demokratëve ndaj kryetarit të ri. “Në një ceremoni e cila u organizua në një universitet privat i cili është në pronësi të deputetit të PD-së, Basha u duk tejet i tensionuar nga pjesëmarrja e pakët e njerëzve ku krahas kësaj, ra në sy që edhe ambienti ku po zhvillohej ceremonia ishte shumë e errët, jo në një atmosferë tipike festive siç duhet të ishte 23 vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit”, shkruan gazeta. Megjithatë, ai ka mbajtur fjalën e rastit përmes të cilës ka kritikuar qeverinë aktuale për premtimet e bujshme. Ndërkohë po dje, Basha ka bërë thirrje që degët e PD-së të hapen për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e saj, një politikë hapjeje kjo, efektiviteti i së cilës mund të shihet disi në raundin e parë të zgjedhjes së strukturave të bazës së kësaj partie.

Më shumë në: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/basha-ceremoni-n--berat-festa-braktiset-nga-militant-t-196006.html

s.z

Comments

Submitted by Diti (not verified) on

<p>Gazetar Ervin Koci?!!! Ore njerez, une nuk e ve ne dyshim qe PeDene e kane braktisur poorr nuk mund te marr te mireqene nje raportim te ketij Ervin Koqin. Eshte nje delirant, nje mashtrues ordiner qe nuk e zgjat me shume se dy muaj ne njemedia. Eshte ai tipi SHIKS qe beri raportin e cadrave pistolete per 21 janarin&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.